Kryeministri Edi Rama ka anuluar udhëtimin drejt New York-ut, ku do të merrte pjesë në mbledhjen e Organizatës së Kombeve të Bashkaura.
Aktualisht, Rama ndodhet në Frankfurt dhe pritet të kthehet në orët ne vazhdim në Tiranë.
Ndërkohë, mësohet se shefi i qeverisë ka zhvilluar një komunikim në rrugë telefonike me homologun italian, Giuseppe Conte, i cili i ka shprehur solidaritetin e plotë të Italisë dhe gatishmërinë për të mbështetur Shqipërinë në përballimin me pasojat e dy tërmeteve të rëndë që përfshinë pjesë më të madhe të vendit tonë.