BallinaAktualitetTërmeti në Durrës, Meta njihet me pasojat dhe apelon qytetarët për qetësi

Tërmeti në Durrës, Meta njihet me pasojat dhe apelon qytetarët për qetësi

Presidenti, Ilir Meta, udhëtoi mbrëmjen e sotme drejt Durrësit,  aty ku ishte dhe epiqendra e tërmetit që goditi vendin pasditen e sotme.

Rreth orës 17:24, Presidenti Meta u fut në Prefekturën e Durrësit, ku zhvilloi një takim me prefektin Roland Nasto per t’u njohur në detaje me pasojat që shkaktoi tërmeti.

Pas takimit, Meta në një prononcim për gazetarët apeloi qytetarët të ruajnë qetësinë.

Meta: Të jenë në koherencvë në raport me mediat me informacionet që jepen nga strukturat shtetërore dhe qeverisë vendore dhe qëndrore për të bashkëpunuar ngushtë dhe evidentuar pasojat e goditjeve të deritanishme dhe për të ndjekur situatën me gatishmëri dhe qetësi maksimale. U njoha nga prefekti dhe përfaqësuesi i shtabit të emergjencës për punën që po bëjnë në terren në kordinim dhe me strukturat qëndore. Është e rëndësishme të evidentohet çdo dëmtim dhe të merren masa për të verifikuar pasojat që mund të kemi dhe për të ardhmen, sidomos  në drejtim të banesave dhe objekteve që mund të jenë dëmtuar dhe që mund të jenë problematike për akomodimin e qytetarëve.

Jemi në kushte emergjence?

Meta: Jemi në kushtet e një vigjilencë të vazhdueshme dhe të përhershme se jetojmë në një rajon problematik.Është e rëndësishme të jemi në bashkëpunim të vazhdueshëm me të gjitha vendet fqinje sa i takon shërbimeve sizmiologjike në mënyrë që të jemi të përgatitur për çdo situatë.

Ju e paralajmëruat tërmetin, a u morën masat?

Meta: Është koha për të qenë të vëmendshëm dhe është e rëndësishme të punohet me një kordinim efikas nga të gjitha strukturat shtetërore , edhe bashkëpunim të komunitetit me këto struktura.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular