BallinaAktualitetAtentat me armë zjarri në Fushë-Krujë, të plagosurit i shoqëron vëllai i...

Atentat me armë zjarri në Fushë-Krujë, të plagosurit i shoqëron vëllai i Durim Bamit

Mariglen Haka, një prej dy të plagosurve në Nikël të Fushë Krujës, është shoqëruar për në Spitalin e Traumës në Tiranë nga vëllai i Durim Bamit, emër i njohur për publikun shqiptar,

Ndërkohë edhe vetë i plagosuri, 27 vjeçar, është person me precedentë të mëparshëm penalë. Në qershorin e 2011-ës ai u arrestua nga policia si i akuzuar për vrasjen e Nadien Zenelit, ngjarje  e ndodhur në zonën e Bllokut në Tiranë.

Aso kohe, vrasja e 32-vjeçarit nga Dibra u dyshua si eleminim për shkaqe hakmarrjeje.

Edhe ngjarja e sotme, ku përveç Hakës ka mbetur e plagosur edhe shtetasja Shpresa Basha, dyshohet të ketë ndodhur për të njëjta motive.

Ata janë dërguar në Spitalin e Traumës ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Policia ka nisur hetimet për ngjarjen dhe është vënë në kërkim të autorëve.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular