BallinaAktualitetA do të shkojne në punë nesër?! Ja vendimi për prindërit në...

A do të shkojne në punë nesër?! Ja vendimi për prindërit në administratë që kanë nxënësit shkollë

spot_img
spot_img

E hëna nuk do të jetë ditë mësimi për qarqet Tiranë, Durrës dhe Elbasan. Vendimi i njoftua nga Ministrja e Arsimit, Besa Shahini.

Sipas Shahinit ky vendim nuk lidhet me infrastrukturën shkollore, pasi sipas saj është plotësisht gati që të fillojnë mësimin ditën e nesërme.

Por, shtoi Ministrja, qytetarët nuk janë gati emocionalisht që të vijnë në shkollë.

Shahini:  Është e kuptueshme dhe duke marrë këtë parasysh dhe duke dëgjuar psikologët kemi vendosur që dita e nesërme në Tiranë, Elbasan dhe Durrës do jetë pushim.

Ditë pushimi të jetë njëkohësisht edhe për prindërit e nxënësve të shkollave 9-vjecare, të cilët punojnë në administratë shtetërore.

Ministrja foli për 98 shkolla, të cilat kanë pësuar dëmtime nga tërmeti, si plasaritje fasadash.

Shahini: Kam qenë në komunikim të drejtpërdrejtë me të gjithë drejtuesit e të gjithë shkollave dhe që dje nuk kemi nxënës dhe mësues të lënduar. E përqendruam në zonët më të prekura nga tërmeti, sot kemi vetëm 2 shkolla që janë raportuar në gjendje jo të sigurta, një një qendër Bërxullë që do sillen në shkollën qendër. Një tjetër në periferi të Tiranës. Në total janë 98 shkolla që kanë pësuar dëmtime si plasaritje fasadash, pjesa më e madhe është pastruar.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular