BallinaAktualitetSërish bllof me propagandën, Veliaj përdor foto të vjetra edhe për rastin...

Sërish bllof me propagandën, Veliaj përdor foto të vjetra edhe për rastin e tërmetit

Pasditen e djeshme Shqipëria u godit nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.8 i shkallës Rihter, i cili u pasua nga shumë lëkundje të tjera, ku më e fuqishmja ndodhi 8 minuta pas goditjes së parë dhe ishte me magnitudë 5.2 ballë e shkallës Rihter.

Lëkundjet e fuqishme shkaktuan mbi 100 persona të plagosur me lëndime të lehta si dhe dëme të shumta materiale, në ndërtesa, apartamente, shtëpi banimi dhe objekte të tjera, kryesisht në qytetin e Durrësit, ku dhe ishte epiqendra e tërmetit dhe në Tiranë.

Tërmeti u cilësua nga IGJEUM si më i fuqishmi që ka goditur Shqipërinë në 30 vitet e fundit.

Lidhur me tërmetin e fuqishëm, ka reaguar edhe Erion Veliaj, i cili pasi “iu qau hallin” për dy muaj rresht banorëve të kryeqytetit për mungesën e ujit të pijshëm, së fundmi ka vendosur të shprehë “gatishmërinë” e tij ndaj të prekurve nga tërmeti.

Veliaj ka publikuar në faqen e tij të “propagandës” në “Facebook”, se tek Bashkia e Tiranës është ngritur një pikë ndihmash për të prekurit nga tërmeti i djeshëm.

Ai shkruan:

Aktivitetet për fëmijët 👫 do të vazhdojnë normalisht – dje kuptuam sa nevojë kemi të kalojmë më shumë kohë me njëri-tjetrin e të shijojmë jetën! ❤ Tek Bashkia Tiranë kemi vendosur një pikë ndihmash për të prekurit – të lutem sill rroba dhe ushqime kur të dalësh. 🛍 #TiranaStrong 💪

Mirëpo fotot e përdorura në këtë postim, rezultojnë të jenë ato që jenë realizuar disa muaj më parë, për t’iu ardhur në ndihmë banorëve të Qarkut të Korçës, të cilët u prekën nga tërmeti i 1 qershorit të këtij viti.

Që Veliaj e përdor propagandën e tij thuajse në çdo postim dhe dalje të tij në media, kjo nuk përbën diçka të re, por që të përdorësh propagandën edhe në një fatkeqësi natyrore si kjo, është vërtet diçka e neveritshme dhe fyese ndaj qytetarëve./joq/

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular