BallinaTe tjera“Miliona birra në një natë”, në Munih nis Oktoberfesti

“Miliona birra në një natë”, në Munih nis Oktoberfesti

spot_img
spot_img

Në Gjermani nga 21 shtatori deri më 6 tetor zhvillohet edhe festa më e madhe e birrës në botë, ku konsumimi i birrave arrin kulmin.

Për herë të parë kjo festë është zhvilluar para 206 vjetësh, por atëherë çdo gjë ishte ndryshe. Në vitin 1810, Princi i kurorës së Bajernit, Ludvig u martua me Princeshën Therese të Saskoni – Hildburghausenit.

Me këtë rast u organizua më 17 tetor një garë e madhe vrapimi me kuaj në një livadh të madh në hyrje të Munihut.

50 mijë vizitorë festonin të gëzuar duke brohoritur në tetor të vitit 1810 martesën aristokratike. Festa e parë e Tetorit, siç u quajt në këtë kohë, ishte një sukses i madh që shpejt u vendos të zhvillohej përsëri vitin e ardhshëm.

Në vitin e dytë të kësaj feste, fshatarët bavarezë prezantuan edhe prodhimet e tyre. Për përzgjedhjen e tyre vendosej në panairet blegtorale.

Disa vjet më vonë pati gara qitjeje. Pas 1819 për herë të parë pati stenda birre dhe stenda vere. Tregtarët e pijeve dhe pastiçierët vendosën po ashtu stendat e tyre, përcjell Shqip shkrimin.

Në fund të shekullit të 19-të fabrikat e birrës në Munih zbuluan gjatë festës së tetorit, si platformë reklamash dhe si biznes fitimprurës shtesë, shitjen për një kohë të shkurtër të një sasie të madhe birre.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular