BallinaEkonomiTask Forcë për të asistuar bizneset e prekura nga tërmeti, ja si...

Task Forcë për të asistuar bizneset e prekura nga tërmeti, ja si duhet të veprojnë sipërmarrësit

spot_img
spot_img

Pas dëmeve të shkaktuara nga tërmeti, Ministria e Financave dhe Ekonomisë  së bashku me Ministrinë e Mbrojtjes së  Sipërmarrjes  dhe në bashkëpunim  me Bashkimin e Dhomave të Tregtisë ngritën Task Forcën  që do të mundësojë marrjen e informacionit nga bizneset e dëmtuara.

Po ashtu Ministria njofton se çdo sipërmarrës mund të kontaktojë për marrjen e informacionit të kërkuar apo adresimit të ankesave.

“Ministria e Financave dhe Ekonomisë  së bashku me Ministrinë e Mbrojtjes së  Sipërmarrjes  dhe në bashkëpunim  me Bashkimin e Dhomave të Tregtisë ngritën  Task Forcën  që do të mundësojë marrjen e informacionit nga bizneset e dëmtuara si pasojë e tërmetit dhe verifikimin e  kërkesave  të ardhura. Informacioni i marrë  do të bashkërendohet edhe me strukturat e tjera të specializuara për vlerësimin e dëmeve  dhe ofrimin e asistencës  së nevojshme për bizneset e prekura.

Për këtë arsye, MFE ka vënë në dispozion të bizneseve të prekura nga tërmeti adresat elektronike, si më poshtë:

[email protected]

[email protected]

Çdo sipërmarrës mund të kontaktojë për marrjen e informacionit të kërkuar apo adresimit të ankesave.

Në ditët në vijim do të kemi komunikime të tjera me biznesin, me qëllim lehtësimin dhe përmbushjen e nevojave emergjente nga ana e tyre apo e qytetarëve.”- thuhet në deklaratën e ministrisë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular