BallinaAktualitet9 kushtet e Gjermanisë/ Idrizi: Lajm i mirë për shqiptarët, lajm i...

9 kushtet e Gjermanisë/ Idrizi: Lajm i mirë për shqiptarët, lajm i keq për qeverinë

Nëntë kushtet që Bundestagu gjerman vendosi për Shqipërinë janë një lajm i mirë për Shqipërinë, por një lajm i keq për qeverinë.

Kështu deklaroi kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi, i cili thotë se në 5 vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres në këtë drejtim.

“Është një lajm i mirë për shqiptarët, por një lajm i keq për qeverinë. Edhe Holanda është kundër, spektike edhe Franca. Ne rrezikonim kësaj radhe të kishim një jo absolute. Kusht i parë kryesor është zgjidhja e krizës politike. Do të jemi në një monitorim për plotësimin e 9 kushteve. Sigurisht që një rast i humbur, është një lajm shumë i keq. Kemi marrë statusin e vendit kandidat që në vitin 2004. Sot vendet e tjera, që ishin shumë pas, janë shumë përpara Shqipërisë. Mali i Zi i ka hapur, Maqedonia e Veriut e mori datën.

Ne kemi nevojë për një monitorim pasi kemi të bëjmë me një shtet rrumpallë. Këto 5 vite nuk kemi bërë asnjë progres. Vjet u hap shampanja, sot na u shtuan dy kushte të tjera”, u shpreh Idrizi për Syri Tv.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular