Ish-ambasadori i Shqipërisë në SHBA dhe OKB, Agim Nesho, i ftuar në emisionin “Arena” në RTV Ora tha se palët mund ta kenë arritur tanimë konsensusin për zgjedhje në fillim të vitit 2020.
Agim Nesho: Deklarata e fundit e të dërguarit special të SHBA, Palmer, e tha shumë qartë :” Ne besojmë dhe do të punojmë me një qeveri të ardhur me votat e lira dhe të ndershme”. Dhe së dyti; Ne i besojmë popullit shqiptar, nuk jemi palë.
Këtu nuhatja më minimale tregon se hajde uluni, para se të vini para një zgjedhje politike, dhe unë mendoj se po ofron, në mos ka ofruar konsensusi mes palëve për zgjedhje në fillim të vitit tjetër. Por zgjedhjet duhet të fillojnë me ca rregulla loje, por që në Shqipëri janë shkelur.