BallinaAktualitetBerisha tregon lëvizjen e mençur të opozitës dhe frikën e Ramës

Berisha tregon lëvizjen e mençur të opozitës dhe frikën e Ramës

spot_img
spot_img

I ftuar mbrëmjen e sotme në ‘Çim Peka LIVE’, ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se opozita ka bërë një lëvizje të zgjuar me dërgimin e ekspertëve teknikë për të diskutuar për reformën zgjedhore.

‘Nëse hapen manualet e mosbindjes civile aty janë të përshkruara mbi 50 e ca metoda, ndaj të cilave nuk ka diktator, klan mafioz që u reziston, ato janë shkatërrimtare.

Unë mendoj se këto do të ndodhin me shpejt se sa mendon media, shqiptarët mezi po presin. Opozita është gati, por është e detyruar të bëjë llogari.

Opozita është e detyruar të angazhohet në disa procese që janë në funksion të fitores së saj. Ka rekomandimet e ODIHR.

ODIHR ka bërë mbi 100 e ca çështje themelore, ndërkohë që thotë se ligji zgjedhor garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme. Nëse unë nuk angazhohem në adresimin e të gjitha këtyre çështjeve për procesin e ardhshëm zgjedhor, opozita ka bërë një lëvizje të mençur, ku ka kërkuar që këto detaje të diskutohen teknikisht bashkë me ekspertët e ODIHR.

Këto janë me një kusht, që të dy kampet ta pranojnë. Nëse dy kampet pranojnë, që të thërrasin specialistët e ODIHR dhe ata janë të gatshëm të vijnë që me kushtin e vetëm që ti kërkojnë dy palët.

Opozita bëri një hap të duhur me kërkesën që të ulen teknikët.

Nëse Rama e refuzon këtë gjë, tregon se ka frikë sepse në çdo dy nene del ai vetë, ndaj edhe nuk do’, është shprehur ish-kryeministri Sali Berisha

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular