BallinaAktualitetBerisha: Vala tjetër e protestave e gjen Ramën në azil

Berisha: Vala tjetër e protestave e gjen Ramën në azil

Gjatë intervistës në “Çim Peka LIVE” në Syri TV, ish kryeministri Sali Berisha deklaroio, se të gjitha sondazhet e nxjerrin opozitën shumicë dërrmuese.

“Opozita në të gjitha pollet e fundit del shumicë dërrmuese. Ky fakt dëshmon që ajo mund të ndodhë, por që Rama zgjedhje nuki bën kjo është e sigurtë. A mundet Rama? Mision jashtëzakonisht i vështirë pasi do të përdorë të gjithë shtetin për të manipuluar rezultatin ndaj dhe është sot rreziku më i madh në Europë për votën e lirë”, u shpreh ish kryeministri.

I pyetur nga gazetari Çim Peka, nëse bie aksioni opozitar nëse pranohet të futen në zgjedhje me Ramën, Berisha deklaroi se një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

“Nuk do të ndodhë. Rama do të largohet me bisht ndër shalë. Vala tjetër e protestave gjigande, sipas mendimit tim, do ta detyrojnë të kërkojë azil politik”, deklaroi Berisha.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular