Jo vetëm Gjermania me 9, por dhe populli ka 19 kushte!
1- Duam ujë të pijshëm në çezmat tona.
2- Përgjysmo çmimin e ujit dhe të energjisë elektrike.
3- Përgjysmo çmimin e naftës.
4- Përgjysmo çmimin e mallrave të konsumit,
si dhe taksimin mbi biznesin e vogël dhe të
mesëm.
5- Përgjysmo çmimin e barnave dhe siguro çdo
analizë shëndetësore pa pagesë.
6- Largo nga administrata militantët pa diploma dhe ata me diploma false.
7- Largo nga administrata personat me preçedentë penalë.
8- Arresto të përgjuarit të publikuar nga Bild dhe VOA për krim zgjedhor.
9- Anullo konçesionet me PPP të Milot- Balldren dhe Orikum-Dukat.
10- Tërhiqu nga projekti famëkeq i Unazës së Re.
11- Tërhiqu nga projekti famëkeq i Teatrit Kombëtar.
12- Dyfisho pagat, pensionet dhe asistenca sociale jo më pak se 15.000 të reja në muaj.
13- Hiq dorë nga uzurpimi i sistemit të drejtësisë.
14- Hiq taksën në pikën kufitare të Morinës.
15- Largo nga puna dhe arresto drejtuesit e korruptuar.
16- Shkatërro grupet kriminale nga Jugu në
Veri.
17- Kërko ndjesë publike për planin ogurëzi, të ndarjes së territorit në Veriun e Kosovës.
18- Largo Erion Veliaj nga strukturat e PS dhe hetoje për korrupsion me lejet e ndërtimit dhe pastrim parash.
19- Këko ndjesë publike për keq qeverisjen 7 vjeçare në krye të vëndit, dorëhiqu dhe
dorëzoju drejtësisë nën mbikqyrien e ndërkombëtarëve.