Lionel Messi po kalon një periudhë të vështirë pas rikthimit nga dëmtimi. Ai u rikthye si titullar në sfidën kundër Villarrealit, por nuk ia doli që të linte impakt dhe madje u dëmtua sërish. Trajneri Ernesto Valverde e zëvendësoi pas një pjese loje, pasi argjentinasi nuk ia doli dot. Messi duhet të ndalet për të pakten 3 javë. Rikthimi i tij pritet të ndodhë me datë 19 tetor, një mungesë shumë e madhe për klubin katalanas dhe trajnerin Valverde. “Pleshti” nuk ka zhvilluar një fazë të mirë përgatitore, ndërsa tani përballet dhe me probleme të tilla.
32-vjeçari ka filluar të ndjejë vitet mbi shpatulla dhe zërat për një largim nga Barcelona në fund të sezonit kanë nisur të shtohen. Epoka Ronaldo-Messi po venitet, ndërsa mund të ndihemi falenderues që e shijuam deri tani dhe shpresojmë t’i kemi sa më gjatë.