BallinaAktualitetÇ’ndodhi natën te mbikalimi i Kamzës?/Çifti bën seks në makinë, dy të...

Ç’ndodhi natën te mbikalimi i Kamzës?/Çifti bën seks në makinë, dy të armatosur i filmojnë dhe i grabisin…

spot_img
spot_img

Makina nuk është vendi ideal për të kryer marrëdhënie intime me partneren. Në rastin më të mirë, mund të tërheqësh vëmendjen e një patrullë Policie, mund të ndodhë që të shohësh veten në rrjetet sociale, ose më e keqja, mund të biesh pre edhe e grabitjeve.

Kjo gjë i ka ndodhur një çifti në Tiranë i ka ndodhur që t’i kalojë të tri këto situata brenda pak minutave.

Ata janë filmuar gjatë kohës që po bënin seks, janë grabitur e në fund janë përballur edhe me Policinë, edhe pse si të dëmtuar.

Çifti që kishte zgjedhur të kalonte disa momente intime në makinë gjatë orëve të mbrëmjes, është terrorizuar nga dy persona të maskuar e me armë, duke rënë pre e grabitjes.

Gjithçka ndodhi në një zonë, ku grabitje thuajse identike kanë ndodhur edhe më parë gjatë viteve të kaluara, shkruan ‘Panorama’.

NGJARJA

Grabitja e çiftit ka ndodhur gjatë orëve të vona të së martës, në afërsi të mbikalimit të Kamzës në Tiranë. Dy të dashuruarit kanë qenë në intimitet kur dy autorët janë afruar te makina tip “Fiat”, ku ata ndodheshin dhe u kanë drejtuar armët. Nën kërcënimin e armës, ata janë detyruar të zbresin nga makina, duke iu bindur urdhrave të grabitësve. Burime nga Policia thanë se dy të dëmtuarit edhe janë dhunuar nga autorët.

Më pas, dy grabitësit kanë hupur në makinën e çiftit dhe janë larguar. Menjëherë pas ngjarjes, djali dhe vajza kanë lajmëruar Policinë, duke bërë denoncimin e ngjarjes. Policia është vënë menjëherë në ndjekje të autorëve, duke bërë fillimisht këqyrjen e kamerave të sigurisë së rrugës dhe të bizneseve pranë vendngjarjes.

Nga verifikimet ka rezultuar që automjeti tip “Fiat”, në të cilin ndodheshin dy grabitësit, ka lëvizur në drejtim të Elbasanit. Karakteristikat dhe targat e mjetit u janë dhënë të gjitha shërbimeve të Policisë së Tiranës, por edhe të Elbasanit, në mënyrë që të bëhet ndalimi i makinës. Burimet thanë se po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

GRABITESIT

Nisur nga deklarimet e çiftit të grabitur, por edhe rrethanat e ngjarjes, Policia ka dyshime se autorët mund të jenë persona që i njohin dy të dëmtuarit. Nga deklarimet që ata kanë dhënë në Polici, mësohet se në momentin e grabitjes, përveç kërcënimit me armë, autorët edhe i kanë shantazhuar, duke u thënë se kanë bërë video gjatë kohës që ata ishin në momente intime.

Duke qenë se femra që ndodhej në makinë ishte e martuar, autorët e kanë kërcënuar duke i thënë se do e bënin publike videon në rast se do të lajmëronte Policinë. Vetë çifti ka deklaruar se nuk ka arritur t’ua shohë fytyrat dy autorëve, për shkak se ata ishin të maskuar, por nisur nga shantazhi që u kanë bërë kanë dyshime se mund të jenë persona që i njohin.

NJOFTIMI ZYRTAR I POLICISË

“Më datë 24.09.2019, gjatë orëve të mbrëmjes, në Tiranë, dyshohet se 2 persona të paidentifikuar kanë vjedhur nën kërcënim një mjet dhe sendet personale të 2 shtetasve, që ndodheshin në të. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet për identifikimin e autorëve, administrimin e çdo prove të vlefshme që do t’i shërbejë hetimit për zbardhjen e ngjarjes. Materialet u referuan pranë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale ‘Vjedhja me dhunë’, e kryer në bashkëpunim”, tha zyrtarisht Policia e Tiranës.

Precedenti në 2013-ën, në të njëjtin vend u grabit çifti i studentëve

Një çift është sulmuar nga dy grabitës në kohën kur po bënin dashuri në makinë, prapa një qendre tregtare në kryeqytet, në maj të vitit 2013, thuajse në të njëjtin vend ku ndodhi ngjarja e së martës mbrëma. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e datës 22 maj 2013, rreth orës 22:30, në afërsi të mbikalimit në hyrje të autostradës Tiranë-Durrës.

Burime nga Policia e kryeqytetit thanë se dy të dëmtuarit, Adil M. 25 vjeç nga Gramshi dhe Freda L. 23 vjeçe, nga Skrapari, të dy me studime në Tiranë, ndodheshin në makinën tip “Ford”, ku po kalonin disa momente në intimitet dhe dy persona me maska u janë afruar. Autorët, që sipas çiftit kanë pasur thika në duar, i kanë kërcënuar dhe më pas i kanë detyruar që t’u japin paratë dhe sendet personale.

Pasi i kanë zbritur me dhunë nga makina, grabitësit u kanë vjedhur rreth 20 mijë lekë të rinj dhe telefonat e tyre celularë. Më pas janë larguar me nxitim nga vendi i ngjarjes, në drejtim të kryqëzimit të fshatit Yzberisht. Të rinjtë, të frikësuar nga ngjarja që u ndodhi, kanë hipur në makinë dhe menjëherë janë drejtuar te Drejtoria e Policisë së Tiranës, ku kanë denoncuar grabitjen në Seksionin Kundër Vjedhjeve me Dhunë dhe Armë.

Burime nga Policia thanë në atë kohë se të dëmtuarit nuk kanë arritur të përshkruajnë autorët e ngjarjes, pasi sipas tyre, përveçse kanë qenë të maskuar, vendi ku ka ndodhur ngjarja ka qenë i errët dhe nuk kanë parë asgjë përveç siluetave të tyre. Por nisur nga zëri i tyre, ata dyshojnë se dy grabitësit nuk mund të kenë qenë më shumë se 20 vjeç.

Në kohën ku ndodhi kjo ngjarje, 6 vite më parë, prej më shumë se një muaji, Policia e Tiranës kishte nisur një plan masash, pikërisht për parandalimin e grabitjeve të çifteve në zonën e Liqenit Artificial. Madje, Policia nuk i lejonte të dashuruarit që të qëndronin natën në atë zonë për shkak të sulmeve të tilla. Por, me sa duket, jo vetëm zona e Liqenit Artificial duhet mbajtur nën vëzhgim, pasi ngjarje të tilla ndodhin edhe në vende të tjera të kryeqytetit.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular