BallinaKryesoreRilindasit janë “mjeshtër” të propagandës, se sa për punë….!

Rilindasit janë “mjeshtër” të propagandës, se sa për punë….!

Nga Tritan Shehu

Duke shprehur shqetesimin per termetin ne Stamboll e solidaritetin per kalimin sa me shpejt te pasojave aty, nuk mund te mos te me terheqe vemendjen nje fakt:
Ne Stamboll, nje qytet gjigand me 15 milione banore, me godina te reja e te vjetra, ra sot nje termet 5,8 shkallesh Rihter, pra sa ai qe goditi ne afersi te Durresit para pak ditesh, duke shembur edhe minare aty.
Presidenti i Turqise Z.Erdogan deklaron me realizem e qetesi se jane vetem 8 te plagosur, qe po marrin ndihmen mjekesore.
Ndersa te ne, kur e gjithe Shqiperia ka vetem 2,8 milione banore, u deklaruan per mbi 80 te demtuar, duke u fryre te gjitha trumbetave propagandistike e kontribuar keshtu per rritjen artificiale te panikut te njerrezit.
Kjo diskordance e thelle menjehere te con ne konkluzionin e teatralitetit propagandistik nga qeveria jone e Kryeministri, vetem per te treguar se po punon e per te terhequr vemendjen e brendeshme dhe te jashteme nga problemet e medha te vendit, ndoshta edhe per te ngjallur nje keqardhje jo racionale per ate.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular