Policia Nigeriane thotë se ka shpëtuar gati 500 burra dhe djem nga një ndërtesë në qytetin verior të Kaduna, ku dyshohet se torturoheshin. Në ndërtesë, një shkollë islamike, u gjetën një numër i madh fëmijësh, disa të lidhur me zinxhirë.
hefi i policisë Kaduna Ali Janga i tha BBC-së se ndërtesa u sulmua pas një informacioni mbi aktivitetin e dyshimtë.
Ai e përshkroi atë si një “shtëpi torturash” dhe një vend të skllavërisë njerëzore.
Disa robër ishin pesë vjeç, tha policia.
Robërit, jo të gjithë Nigerianët, thanë se ishin torturuar, abuzuar seksualisht, ishin lënë të uritur dhe ishin mbajtur aty për vite me radhë.
Nuk ishte e qartë se si arritën atje. Disa nga fëmijët i thanë policisë se të afërmit e tyre i kishin çuar atje, duke besuar se ndërtesa ishte një shkollë Koranik.
Dy nga fëmijët e liruar nga policia thanë që prindërit e tyre i kishin dërguar atje nga Burkina Faso. Policia beson se pjesa tjetër janë kryesisht nga Nigeria veriore.
Tetë të dyshuar, shumica prej tyre mësues, u arrestuan.
Robërit u dërguan në një stadium në Kaduna, ku do të marrin ekzaminime mjekësore dhe psikologjike.
Shkollat islamike janë të njohura në Nigerinë veriore, por ka disa kohë që ka pretendime për abuzim në disa shkolla, dhe se nxënësve u kërkohet të lypin para në rrugë.