Pas deklaratave të sotme të shefit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Jans Kees Martijn, i cili deklaro se, është nevoja që qeveria të vendos prioritetet që i nevojiten vendit për investimet publike. vjen edhe reagimi i ish-deputetit të LSI, Përparim Spahiu. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Spahiu shkruan ndër të tjera se, deklaratat e shefit të FMN janë në një linjë me qasjen e opozitës, sidomos sa i përket PPP-ve.
“Mazhoranca me arrogancë kaloi në Kuvend dhe dy kontratat e fundit. Nuk u dëgjuan as argumentat shterues të dekreteve të Presidentin për kthimin dhe shqyrtimin e tyre në linjë me ligjet, por dhe argumentat e thëna sot nga FMN, ku kryefjala është eleminimi plotësisht i KONKURUSHMËRISË, Edi Rama ju pergjigj me rëzimin e dekreteve”, shkruan ish-deputeti i LSI.
Postimi i plotë i Përparim Spahiut
Deklarimet e sotme të shefit të FMN i paraprijnë raportit vjetor në fund viti. Ato janë në linjë me qasjen e opozitës, sidomos sa i takon procesist më korruptiv të implementimit të një instrumenti si PPP-t.
Mazhoranca me arrogancë kaloi në Kuvend dhe dy kontratat e fundit. Nuk u dëgjuan as argumentat shterues të dekreteve të Presidentin për kthimin dhe shqyrtimin e tyre në linjë me ligjet, por dhe argumentat e thëna sot nga FMN, ku kryefjala është eleminimi plotësisht i KONKURUSHMËRISË, Edi Rama ju pergjigj me rëzimin e dekreteve.
“Në mënyre ideale, qeveria duhet të bazohet gjithmonë në një proces prokurimi të hapur dhe konkurues”, shprehet Jans Kees Martijn.
Gjithashtu FMN është në të njejtën linjë me opozitën sa i takon procesit te ri që Qeveria ka nisur me sistemin e ri elektonik të raportimit nga bizneset.
FMN e sheh atë si kosto shtesë dhe në kushtet aktuale si të pa nevojshme kur thekson se:
“Përdorimi më i gjerë i kasave fiskale mund të ndihmojë përmbushjen tatimore, por vetëm në kombinim me përdorimin e metodave moderne të përmbushjes nga ana DPT-së dhe pa u ngarkuar një barrë të panevojshme bizneseve”.
A ka shpresë që Qeveria të marë parasysh vërejtjet e bëra nga FMN? Unë them se jo. Atyre as që i shkon mëndja të dëgjojnë kënd, përveç përmbushjes së një qëllimi që i kanë vënë vehtes që kur erdhën në pushtet, të vjedhin sa të munden e me të gjitha format, pa marë parasysh dëmet financiare që duan periudha mjaft të gjata të riparohen.