BallinaKronikeSekuestrohen në Durrës 137 kg kokainë, arrestohen pritësit

Sekuestrohen në Durrës 137 kg kokainë, arrestohen pritësit

Policia e shtetit ndodhet në një konferencë për median: U sekuestruan 137 kg kokaine.

Ora 11:32-  Gazetarja e RTV Ora Keti Banushi informon se flitet për një sekuestro mbi 100 kg kokainë në kontenierët me banane të bllokuar në portin e Durrësit.

Por do te jete konferenca per median e ores 11:30 e cila do te saktesoje ngarkesen e sekuestruar.

Gjykata e Krimeve të Rënda dha masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasin Altin Myslihaka, njëri prej të arretuarve si person që ka lidhje me kontenierët me banane ku dyshohet se ka kokainë.

Për shtetasin Ardian Bega, edhe ky i arrestuar, Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg, 5 ditë më parë.

Ky i fundit akuzohet për trafik të lëndëve narkotike dhe grup të strukturuar kriminal.

Ora 09:00 Durrës, hapen sot kontenierët  ku dyshohet se fshihet kokainë

Do të hapen sot dy kontenierët ku dyshohet se është fshehur ngarkesa prej rreth 100 kg lëndë narkotike e llojit kokainë.

Kontenierët ndodhen në portin e Durrësit prej 17 shtatorit 2019 ndërsa ishin nisur nga porti i Pireut me datë 14 shtator. Në këtë operacion do të jenë të pranishëm prokuror nga Prokuroria e Krimeve të Rënda si dhe Agjentë të Antidrogës në Greqi.

Prej nëntë ditësh, dy kontenjerët mbaheshin nën vëzhgim nga hetues të Prokurorisë greke dhe asaj shqiptare, pasi autoritetet helene kishin siguruar informacion se brenda tyre fshihej sasia prej 100 kg kokainë.

Referuar CNN grek, dy kontenierët kishin 45 kg e 801 gr kokainë, por janë lënë të lirë nga autoritetet greke për të shkuar në Durrës për të mësuar se kujt i përkiste kjo sasi droge.

Intinerari i kontenierëve –  Burime nga grupi hetimit thanë se, kontenieri është nisur nga Ekuadori, i ngarkuar me oriz, më pas është ndalur në Portin e Pireut për të mbërritur në Durrës. Të dy kontenerët dolën nga Dogana e Pireut, të ngarkuar në një anije me destinacion Durrësin më 14/09/2019. Anija është shkarkuar në Durrës në datë 17/09/2019 dhe në këtë moment është vendosur nën mbikëqyrje nga autoritetet shqiptare.

“Në datën 20 shtator, pra vetëm 3 ditë pas mbërritjes në Shqipëri, rreth orës 4:00- 4:30 të mëngjesit, janë afruar kontenierit tre persona, të cilët kur kanë kuptuar se u pikasën, tentuan që të largoheshin” shkruante dje CNN grek.

Personat e ndaluar janë punonjës të sigurisë portuale në Portin e Durrësit të cilët janë shoqëruar menjëherë nga Prokuroria për Krime të Rënda.  Mësohet se njëri prej personave të shoqëruar ka qenë shefi i turnit që merrej me kontrollin e kalimit të ngarkesave. Nuk dihet identiteti i tyre, teksa mësohet se vijojnë hetimet për të mësuar se cila është lidhja që ato mund të kenë me sasinë e drogës.

“Departamenti i Falsifikimit i Zyrës Doganore të Pireut u njoftua nga kreu i autoriteteve shqiptare në 24/09/2019 se të paktën katër persona janë të përfshirë në këtë çështje dhe se lidhur me këtë çështje po vazhdon hetimi” shkruan CNN grek. 

“Personat janë identifikuar, njëri prej tyre është arrestuar dhe të tjerët janë në kërkim “,-thanë burime nga Prokuroria.

Po ashtu burimet nga prokuroria e Krimeve të Rënda kanë bërë të ditur se operacioni është në vazhdim dhe se nuk mund të jepen detaje të tjera, për shkak dhe të sekretit hetimor.  Në portin e Durrësit janë zbuluar më herët 613 kilogram kokainë në kontejnerin me banane. Për këtë çështje nën hetim është biznesmeni Arbër Çekaj, ekstraduar nga Gjermania disa ditë më parë.

Zyrtarisht policia shqiptare dhe as prokuroria ende nuk kanë dalë me një deklaratë.

(Shenim: Lajmi eshte ne perditesim)

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular