Giovanni van Bronckhorst është bërë pjesë e stafit të Manchester City-t. Këtë e ka zbuluar Mirror, që ka theksuar se klubi anglez ka filluar të mendojë që tani për pasardhësin e Guardiola-s, kontrata e të cilit skadon në vitin 2021.
Ish-mesfushori, që gjatë karrierës së tij ka veshur edhe fanellën e Barcelona-s, e njeh shumë mirë administratorin e deleguar të “Qytetarëve”, Ferran Sorian, dhe drejtorin sportiv të klubit, Txiki Begiristain.
Gjithashtu, Van Bronckhorst ka eksperiencë si trajneri pasi ka drejtuar Feyenoord për pesë sezone nga 2014-ta deri qershorin e kaluar, periudhë gjatë së cilës ka fituar edhe një kampionat dhe dy Kupa të Holandës.