BallinaSocialeFOTOT/Gërmenj-Shelegur (Kolonjë), aty ku nuk ka asnjë mundësi të zhgënjeheni

FOTOT/Gërmenj-Shelegur (Kolonjë), aty ku nuk ka asnjë mundësi të zhgënjeheni

Nga Abdulla Diku

Juglindja e vendit tonë ka ndër peizazhet më të bukura që mund të shihen.
Peizazhet nisin që nga Qafë-thana me liqenin e Ohrit, vazhdojnë me Prespën dhe më tej me Korçën dhe Kolonjën.
Ndërmjet Korçës dhe qytetit të Ersekës gjendet nje kompleks turistik shumë i bukur dhe i veçantë “Sofra Kolonjare”. Aty mund të shijoni të gjitha gatimet tradicionale të zonës, por edhe mund të kaloni natën e të pushoni.
E gjithë Kolonja është shumë e bukur por mua më pëlqen veçanërisht aksi Gërmenj-Shelegur.
Në Gërmenj përveç peziazhit te mrekullueshëm, ka dhe një kompleks turistik – Hotel Germenji, i cili ka gjithashtu ushqime dhe pije tradicionale (shumë të shijshme në fakt🤩) si dhe ofron mundësinë të pushoni në mes të pyllit natyral me pisha. Aty organizmi juaj do përtërijë energjitë e trupit përmes oksigjenit të natyrës. Pyjet e pishës se zezë të kombinuara me pyjet fletorë prodhojnë oksigjenin më të shëndetshëm për organizmin e njeriut. Veçanërisht personat që vuajnë nga asma e bëjnë menjëherë dallimin në këto zona.
Nëse vazhdoni më tej do shihni natyrë të mrekullueshme me pyje dhe liqene, dhe ku Farma Sotira ofron një tjetër mundësi për të shijuar një larmi të madhe produktesh të zonës por edhe pijet tradicionale (raki, verë) ndër më të mirat që bëhen tek ne. Edhe këtu mund të kalohet mjaft mirë pasi ambjenti është i mrekullueshëm dhe ka mjaftueshëm vende për të kaluar natën.
Kur shijon pijet e zonës (raki mani, kumbulle, thane e rrushi) mendon si ka mundësi që nëpër qytete shitet 200 lek një teke Whisky (me siguri 100% kimi) e cila të shkatërron shëndetin, ndërsa këtu bën vetëm 50 lek një teke raki e cila është 100% bio?!.
Shërbimi që ofrohet është shumë i mirë, gatimi po ashtu super si dhe mirësjellja e personave që takon kudo.
Sido të jetë, një natë në Kolonjë do ti japë më shumë kuptim ditës tuaj nëse jua besoni ato pak orë kolonjarëve.
Është ndër varjantet më të mira për të kaluar një fundjave të plotë.
Nuk ka asnjë mundësi të zhgënjeheni, më besoni!
Rruga Korçë-Erseke-Leskovik është e mirë dhe kalohet me çdo lloj mjeti.
Nëse pëlqeni udhëtimin mund të vazhdoni drejt Përmetit të mrekullueshëm ku peizazhi, ushqimi dhe njerzit ju presin krahëhapur.
Nëse udhëtoni nga Tirana, ju rekomandoj një natë qëndrimi në Korcë ose Kolonjë dhe një natë tjetër në Përmet.
Njihni Atdheun dhe shijojeni atë. Vetëm ashtu mund ta doni vërtet!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular