BallinaSportPOST-DERBI: "Bir k*rve", Ramos ofendoi gjyqtarin/Simeone tërbohet

POST-DERBI: “Bir k*rve”, Ramos ofendoi gjyqtarin/Simeone tërbohet

Atletico Madridi dhe Real Madridi e kanë mbyllur në barazim 0-0 derbin e parë të sezonit. 90 minuta ku më shumë se gjithçka fitoi frika. Trajneri Diego Simeone ka protestuar shumë te gjyqtari i katërt Gonzales Gonzales, pasi sipas tij, Sergio Ramos ka sharë gjyqtarin e linjes.

Kapiteni i Real Madridit në nerva e sipër e ka sharë nga nëna, duke iu përveshur me fjalinë: “K*rva që të lindi”. Becerril Gomez nuk sinjalizoi për fyerjen ndaj tij dhe lejoi ndeshjen që të vazhdonte.

Asnjë masë nuk është marrë ndaj senatorit të “Los Blancos”, ndërsa teknikuSimeone kundërshtar ka reaguar ashpër te gjyqtari. Ai nuk është përmbajtur as në mbarimin e pjesës së parë ku ka ndjekur gjyqtarin kryesor drejt dhomave të zhveshjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular