BallinaSportGoli fantastik nga jashtë zonës, futbollisti shqiptar e bën “sefte” me… Norrkopingun

Goli fantastik nga jashtë zonës, futbollisti shqiptar e bën “sefte” me… Norrkopingun

Futbollisti shqiptar, Ismet Lushaku, ka shënuar golin e tij të parë me fanellën e Norrkopingut në elitën e futbollit suedez. Lushaku shënoi në fitoren 4-2 të Norrkopingut kundër Elfsborgut të vëllezërve Arbër e Besfort Zeneli, si dhe Dion Krasniqit.

Mesfushori 23-vjeçar realizoi në minutën e 61-të me gjuajtje të saktë duke barazuar përkohësisht sfidën në 2-2.

Lushaku në qendër të mesfushës e kompletoi ndeshjen e javës së pestë te vendësit, ndërsa Laorent Shabani ishte në stol. Norrkopingu ka shtatë pikë në pesë ndeshje dhe zë vendin e dhjetë

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular