BallinaPolitike“Dera e hapur për kontribuesit” Bujar Vreto: T'i përgjigjemi thirrjes së Bashës,...

“Dera e hapur për kontribuesit” Bujar Vreto: T’i përgjigjemi thirrjes së Bashës, PD gati të qeverisë

Pas udhëzimit të kreut të PD Basha për forcimin e strukturave të partisë si dhe thithjen e elementëve të rinj në parti, të të larguarve ndër vite për të ardhur dhe dhënë kontributin e tyre si dhe takimit të djeshëm, në një interviste për startnews, kreu i PD Bujar Vreto i përgjigjet interesimit rreth porosive të Bashës për tu bërë gati për zgjedhje nëse ato do të bëheshin neser.
Z. Vreto, Kryetari Basha ne takimin e djeshëm iu kërkoi te jeni gati për zgjedhje sikur ato te ishin nesër. Sa është gati dega juaj për tu futur ne zgjedhje?

Partia Demokratike e Shqiperise është një force politike me mbështetje te madhe popullore dhe ka dëshmuar ne te kaluarën me qeverinë e saj, eficence te plote, si ne zhvillimin e vendit ashtu dhe ne marrëdhëniet me ndërkombëtarët (nuk është nevoja te flas për sukseset sepse ato dihen). PDSH, nen lidershipin e z. Basha është transformuar rrënjësisht ne ide dhe vlera te qenësishme, duke qene një alternative shprese pre te ardhmen tone, e besueshme për publikun se ky vend nuk duhet braktisur nga te rinjtë e te rejat apo dhe moshat e tjera por te kthejnë sytë dhe mendjen ne trojet e tyre.
Te kthehem tek pyetja juaj, se a jemi gati për zgjedhjet nqs ato bëhen ne një kohe te shkurtër apo nesër sic preferoni ta citoni ju. Dega e Partisë Demokratike te Librazhdit nen drejtimin tim prej 5 vitesh ka reflektuar thelle për gabimet e se shkuarës, është distancuar nga klanet qe përbuznin me etiketime njerëzit e punës dhe inskenonin situata te papërshtatshme qe ti hapnin mundësi vetes për përfitime politike apo flirtime me mulla omarin e rilindjes. Kjo situate e re kërkoi kohen e vet për tu kuptuar nga qytetaret por edhe nga disa skeptike brenda nesh qe vazhdonin me melodinë e fyellit te ndryshkur, per këtë, koha është dëshmitari me i mire qe vërteton punën e stafit dhe produktin qe ne rastin konkret matet me votat ne kuti. PD e Librazhdit eshte e gatshme te sfidoje ne çdo moment me alternative bindëse për qytetaret dhe te jete force qeverisëse ne pushtetin lokal qe tashme udhëhiqet nga një kryetar komiteti i emëruar nga ‘’Toyota Yaris’’, por aspak inferiore edhe per pushtetin qendror pasi ka burime njerëzore madje dhe dinjitoze per te qene pjese e sfidës dhe rrezimit te hajduteve nga pushteti i vjedhur. Ne çdo kohe madje edhe neser jemi gati per zgjedhje me kushtin e vetem qe vullneti i sovranit te prevaloje mbi grykësinë e skoroloqeve qe e tjetërsojnë me metodat qe janë bere publike dhe me pas e grabisin duke i detyruar te marrin çantat ne kraha e te ikin rrugëve te Evropes apo pertej oqeanit.

Jo vetëm dje por dhe me pare përmes një udhëzimi kryetari Basha ka kërkuar prej jush hapjen e partisë. Si e shihni ju këtë proces dhe çafër konkretisht keni bere ne Librazhd për te ofruar kontribuuesit nder vite si dhe vlerat intelektuale?

Ju, mjaft drejt e shtroni pyetjen, pasi organizimi i brendshëm i PD-se është proces i pandalshëm dhe kreativ ne përmirësimin e statutit, alternatives qe do paraqitet para shqiptareve por edhe ne kërkim te burimeve njerëzore per te cilet z. Basha ka kërkuar dhe kërkon gjithmonë te jemi te hapur dhe dashamires ndaj prurjeve te reja por dhe te ish drejtuesve tan ëndërr vite. Dega jone ka qene tërësisht e hapur eshte përpjekur per prurje te reja dhe ka pas rezultate te kënaqeshe pasi mbi 90% e strukturës, nga drejtimi ne baze janë njerëz me integritet te larte dhe jo pjese thelbësore e pushtetit qe ne dorëzuam ne 2013, por edhe 10% qe kane pas ushtruar detyra ne pushtetin e PD-se janë njerëz me vlera qe vete anëtaret e partisë i kane votuar. Eshte per tu theksuar se ne degën tone, kontakti me ish drejtuesit ka qene i vazhdueshëm, kemi bere takime individuale por dhe bashkërisht (ish kryetar partie, bashkie, komunash apo dhe drejtues institucionesh) ku kemi shpalosur dhe diferencat tona me qëllimin e vetëm për ndryshimin e situatës dhe kthimin e votes tek qytetari, gje e cila do te sillte menjëherë ndryshimin e ekonomisë dhe ndalimin e braktisjes se vendit. Pjesa me e madhe e ish zyrtareve te zgjedhur apo te emëruar eshte e mirëpritur ne strukture apo komunitet por ka dhe ndonjë prej tyre qe anatemohet apo është i padëshiruar pasi kane bere dhe ndonjë mëkat nen qeverisjen e PD-se 2005-2013 apo kane flirtuar me te majtën keto kohe qe jemi opozite. Gjithsesi çdo kush e ka derën te hapur.
Une madje kam kerkuar nga struktura te përfshihen te gjithë ata qe dëshirojë, te japin kontribut pa i paragjykuar dhe te behen pjese integrale per te cliruar vendin nga kthetrat e mafies. Une kam qene dhe jam i gatshem te takohem me keta faktore apo aktore ne zyre, ne kafe apo ku dëshirojnë ata, e rëndësishme eshte qe cdo bisede do jete transparente per strukturen dhe ne koherence te plote per sakrificën e cdo anëtari te deges PD-se Librazhd, si dje ne pushtet dhe sot ne opozite, prandaj askush mos mendoje se kthimi i te larguarve apo prurjet e reja do zëvendësojnë mundin e tyre. Vleresimi do jete sipas kontributit te shtrire ne kohe dhe besnikërisë te treguar nder vite ndaj mbështetësve apo misionit per te cilin ishin nominuar. Çdo kush është i dobishem !

Si eshte situata ne Librazhd ku te gjitha pushtetet i ka Rilindja. Sa e kane justifikuar besimin e qytetareve te zgjedhurit vendor dhe ata ne parlament?

Ju pyesni per situatën ne Librazhd, eshte nje pyetje mjaft me vend por Une, kam nje veshtiresi te madhe pasi nuk po orientohem nga ta filloj, sepse me thene te verteten ne zi se kaq ska ku shkon ? Qyteti jone eshte me popullesi te ardhur kryesisht nga trevat e Berzeshtes dhe Çermenikës pa përjashtuar edhe disa familje nga vende te ndryshme te Shqiperise. Gjeografia e Librazhdit eshte kodrinore-malore dhe si pasoje orientimi i banoreve per te ardhurat e tyre eshte bujqesia, blegtoria, pemtaria, bletaria, perimet e disa produkte te tjera qe prodhohen ne keto zona, Ekspertet e PD-se, gjate qeverisjes te kesaj force politike u orientuan tek infrastruktura rrugore si nacionale ashtu dhe rurale dhe u investuan shume kilometer rruge te asfaltura dhe kjo beri qe banoret por dhe shume emigrante te vinin te investonin ne pronat e tyre pra filloi nje rreze drite se vendi jone do behet dhe nepermejt nje agroturizmi to kishte te ardhura jo vetem per ushqim, shkollim por dhe per zgjerim aktiviteti ne fusha te ndryshme.
Por sic dhe ju jeni ne dijeni ne 2013-ten pushteti u rrembye nga mashtruesit qe ulen henen ne toke dhe me keq ketu ne Librazhd qe erdhi nje nihilist, ngaterrestar, hajdut qe per pak kohe e shnderroi kete vend te mrekullueshm ne ciflig per mafien. Librazhdi tashme eshte ne ditet me te zeza te tije. Uji vadites eshte futur ne tubat e HEC-ve dhe prodhimet e fshatareve jane thare kan shkuar per silazh (por dhe silazhi nuk hyne ne pune se bagetia po reduktohet), investime ne infrastruktur nuk ka, banoret poi kin dita dites dhe per 5 vjet nga 45 000 jemi katandisur ne 29 000 ose 16 vete te larguar per mos u kthyer me kurre, administrata e komitetit ekzekutiiv qe drejtohet nga nje fodull (sherbetori i mulla omarit) ka shkuar nga 270 vete ne 2015 ne 420 vete 2016 e vazhdim dhe vete se dine cpune bejne por marrin parate ne fundin e muajit. Investimet grabiten me dekumentacion dhe prokurohen ku ka me shume beton apo punime te fshehta (investimet shkojne ne xhepat e dy personave pa perjashtuar ndonje lepires qe xhirohen leket ne llogari gjasme si biznesmen). Bojatisen disa objekte me boje te kuqe, ndertohen kalceto, a thua se do luajne baballaret tane se rinia ka ikur pa kthim. Keta bastarde, mjerane e kane kthyer brezin e ri te urrejne pinderit e tyre, vendin e tyre vetem per faktin se asgje nuk shpresojne per te ardhmen pra sic e thash me lart poi kin nga syte kembet. Ju pyesni sa e kane justifikuar pushtetin te zgjedhurit vendor dhe ata qendror, ne fakt ata sjane te zgjedhur por te emeruar, se zgjedhje nuk ka pas, pra kjo eshte mafia qe dominon nje territor dhe jo pushtet i ardhur me zgjedhje dhe vote te lire, keshtu ska cfar justifikon perballe popullit se ska premtuar gje pervec tenxheres e kusise ne qender dhe grabitjes se taksave ne baze. Si perfundim per keta te marrosur doja te tregoja nje ndodhi qe eshte sa per te qeshur aq per te qare (ne nje shkolle pyet mesuesi, si duket ishte tema per rilindasit . kush me thote dy emra rilindasish, dhe vete u habit se gjithe klasa ngriti doren, po mire tha mesuesi duke ju drejtuar nje nxenesi qe skishte fol asnjeher gjate oreve te mesimit, thuaje ti. Po mesues rilindas eshte Taulant Balla dhe.. mjaft tha mesuesi se po thoni dhe … ) e tregova kete se taulantrat po mbjellin hashash qe marrin fitimtin pas nje viti dhe jo arsim qe mos vdesin kombin.

Pritet qe vendi te shkoj ne zgjedhje te parakohshme. Si kreu i deges se PD Librazhd i ke intensifikuar takimet ne terren . Cilat jane problematikat me te cilat jane perballe qytetaret dhe cfare pritshmerie keni nese shkohet ne zgjedhje?

Une bashke me stafin tim jemi prezent ne baze cdo dite dhe njohim problemet dhe hallet e banoreve ne detaje si dhe kemi nje strategji te miremenduar per te nxjerr vendin nga kolapsi ku e kane future keta hajna. Vendi do shkoje ne zgjedhje te parakoheshme dhe PD me opoziten e bashkuar do i fitoje ato por ne me programin tone duhet te jemi te besueshem prandaj kemi punuar dhe tani jeni ne definicion per tu perballur me elektoratin. Dega e PD-se ka denoncuar cdo afer korruptive te komitetit ekzekutiv, ka marre pergjegjesite e veta per te bere opozite dhe ne daten me te afert te zgjedhjeve do marre pergjegjesite per te qeverisur me nje dore te hekurt ndaj korrupsionit dhe nje plani zhvillimor per daljen nga bataku ku jane futur njerzit qe per fatin e keq tyre nuk e meritonin kete perdhosje qe u ka bere rilindja e vedekur.

* Trevat tona te mrekullueshme jane thesar i dhuruar nga zoti e te mbrojtura me aq fanatizem nga te paret tane. Relievi kodrinor-malor na mundeson promovimin e nje zone atraktive ku vizitoret vendas dhe te huaj te shijojnë peizazhet panoramike, ujin e kristalte dhe gjelberimin pa fund, ajrin e paster, te ndjejne aromen e luleve dhe flladin qe valvid gjethet e pemeve, te degjojne blegerimrn e bagetive e cicerimat e zogjve , te shijojne kulinarin e pasur dhe gastronominë fantastike qe kulinarine e pasur e gastronominë fantastike qe servirin amvisat tona.

*Librazhdi, ka kapacitete intelektualesh te profilizuar ne fushat e duhura, per te bere nje projekt teresor zhvillimor, per nje infrastrukture rrugore te perfunduar,bujqesi te zhvilluar, blegtori, bletari, pemtari, vreshtari te shumfishuar dhe cdo mundesi tjeter qe gjeneron te ardhura per zonen.

*Banoret e ketyre trevave duhet te kerkojne me force dhe te mbeshtesin me vote idene e Deges se Partise Demokratike per kete projekt te madh, sepse reduktohet varferia, parandalon braktisjen e vendit nga te rinjte e te rejat,kthen emigrantet te investojne ne pronat e tyre dhe ridinamizon traditat,doket, kulturen e trevave tona qe per fatin e keq jane drejt shuarjes.

*Implementimi i ketij projekti madhor, kerkon mund e kohe nga profesionistet dhe vendosmeri nga politika, sepse keshtu fuqizojme ekonomine individuale, grumbullojmë me shume taksa te cilat i perkthejme ne investime per shkolla, qendra shendetesore, perkujdesje per aftesine e kufizuar dhe moshat e treta, pra permiresojme cilesine e jetes ne teresi. Te gjithe bashke te shpetojme trevat tona nga kthetrat e mafias, qe tashme eshte instaluar dhe eshte bere si nje trup i vetem me sektin rilindas.

Ju falenderoj nga zemra per kete interviste !
Librazhd me 29 shtator 2019

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular