Dy emigrantë shqiptarë kanë tërhequr vëmendjen e mediave italiane, pasi vullnetarisht kane vendosur që të restaurojnë një kishë në Pratola Peligna në Itali.

Ata nuk janë të krishterë, por nga e premtja në mëngjes Luan Hallulli dhe Arbert Muça shkojnë në punë për të ristrukturuar pjesën e brendshme të kishës së San Rocco dhe këtë e bëjnë falas.

“Ne do të kujdesemi për të. Zoti është një dhe ai do të jetë i lumtur të shohë shtëpinë e tij më të bukur dhe mikpritëse”, janë shprehur dy emigrantët shqiptarë.

“Gjithçka ishte e shkatërruar, plot me vrima në mure dhe rrënoja në çdo cep“, thotë Luani.

“Zonja që kujdeset për kishën e lumtur na tha: Zoti ju bekoftë, askush nuk e kishte bërë ndonjëherë diçka të tillë për kishën”, është shprehur ai.

Si Luani ashtu dhe Alberti nuk e fshehën besimin e tyre mysliman. Ata thonë se “megjithatë ne jemi fëmijë të zotit nuk ka asgjë për të qenë katolik, ortodoks apo mysliman, ne besojmë vetëm në një zot dhe ai është ai që na drejton në atë që bëjmë “.

Kujdestarja e kishës së San Rocco, Liliana Cavalieri ishte shumë e impresionuar nga gjesti i dy shqiptarëve.