BallinaKryesoreIsh-deputetja e PD: Deri në 18 tetor s'ka protesta në sheshe

Ish-deputetja e PD: Deri në 18 tetor s’ka protesta në sheshe

Deri në datën 18 tetor opozita nuk do të dalë në shesh për të protestuar. Ish-deputetja e PD, Dhurata Çupi e ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora tha se për shkak të përgjegjshmërisë për hapjen e negociatave, opozita nuk do të dalë në shesh, por sipas saj format e protestës do të jenë vetëm kontaktet me qytetarët.

Dhurata Çupi: Protesta është një nga alternativat e PD. Ne deri në 18 tetor për shkak të përgjegjësisë dhe përgjegjshmërisë ne nuk do të mbushim sheshet me protesta, por format e protestës do të jenë në kontakte me qytetarët. Ne do të presim një PO nga të gjitha vendet e BE për të hapur negociatat. Kemi 6 vite që shkojnë dëm vendit tonë nga një qeveri e papërgjegjshme dhe ne do të bëjmë çmos do të lobojmë fort për të marrë një PO për hapjen e negociatave. Protestat do të jenë një nga format e artikulimit të PD, po bëhet platforma e detajuar e PD.

Çupi u shpreh se opozita ka përgjegjësinë për të zgjidhur krizën politike, por e vetmja rrugë tha ajo janë zgjedhjet e parakohshme dhe një qeveri tranzitore.

Dhurata Çupi:  Opozita e bashkuar sot është alternativa qeverisëse dhe është opozita që përkrahet nga qytetarët dhe ne kemi përgjegjësinë për ti dhënë zgjidhje dhe për të artikuluar atë që vendit tonë i mungon normaliteti. Kjo vjen nëpërmjet zgjedhjeve të parakohshme, zgjedhje qoftë lokale qoftë të përgjithshme dhe me një qeveri tranzitore pa këtë kryeministër. Zgjidhja vjen dhe është e afërt nëse plotësohen këtë kushte qe opozita ka thënë në mënyrë të vazhdueshme.

Çupi pati edhe vlerësime për PS, por tha se vendi nuk mund të mbahet peng nga një kryeministër.

Dhurata Çupi: PS është një parti që është në pushtet, ka qenë dhe në opozitë. PS ka vlerat e veta dhe është një pasuri e vendit tonë. Nuk mund ta mbajë peng një kryeministër apo një pjesë e kësaj partie.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular