BallinaAktualitetPeticion për tarifat e kopshteve, 4 mijë qytetare kërkesë bashkisë Tiranë

Peticion për tarifat e kopshteve, 4 mijë qytetare kërkesë bashkisë Tiranë

spot_img
spot_img

Vendimi i Këshillit bashkiak për përfshirjen në skemën e taksave dhe tarifave vendore të qytetit të Tiranës ka përcaktuar 6 kategori që përfitojnë nga skema falas e ofrimit të shërbimit për çerdhet.

Por pavarësisht kësaj, komuniteti rom dhe egjiptian kërkon që në këtë skemë të përfshihen të gjitha fëmijët e familjeve me të ardhura nën 260 mijë lekë të vjetra.

Eljana Rushiti: Fëmijët rom, egjiptian, fëmijët që kanë të ardhura më pak se 260 mijë lekë në muaj nga familja dhe fëmijët jetim të arrijnë të përfitojnë kopshtet dhe çerdhet falas.

Mbledhja e firmave ka nisur prej muajit korrik të këtij viti dhe ka bërë bashkë rreth 4 mijë qytetarë të cilët mbështesin këtë nismë qytetare.

Përfaqësuesja e kësaj nisme, Eljana Rushiti, shton se synimi është mbledhja e rreth 6 mijë firma për t’ja çuar më pas bashkisë.

Eljana Rushiti: Është një inisiative qytetare. Ne duhet të mbledhim 5-6 mijë firma që të ndryshojmë vendimin e këshillit bashkiak.

Sipas vendimit të këshillit bashkiak të Tiranës, nga skema e përjashtimit të tarifës për çerdhet përfitojnë fëmijët me statusin e jetimit apo kur kujdestari ligjor ka statusin e jetimit, fëmijët me aftësi të kufizuar apo me kujdestar me aftësi të kufizuar, fëmijët e familjeve monoprindërore dhe ata me ndihmë ekonomike.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular