BallinaKryesore“Aleat dhe model për politikën shqiptare”, Basha uron Kurz për fitoren në...

“Aleat dhe model për politikën shqiptare”, Basha uron Kurz për fitoren në zgjedhjet në Austri

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka uruar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Austri liderin e së djathtës Sebastian Kurz, i cili dha dorëheqjen 4 muaj më parë si kancelar, por që fati i buzëqeshi sërish.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Basha tha se vendimi i Kurz për t’u dorëhequr ishte shembull kurajo dhe moraliteti qytetar dhe politik.

“Mbrëmë i përcolla urimet më të përzemërta mikut tim Kancelarit Sebastian Kurz dhe simotrës tonë Partisë Popullore të Austrisë për fitoren e thellë të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Austri.

Vendimi i liderit të ÖVP Sebastian Kurtz ku ndonëse pa asnjë përgjegjësi personale apo politike, vendosi t’i rikthejë mandatin qytetarëve pas akuzave ndaj partnerëve të tij në qeveri për “pazare” për vota, është shembull kurajo dhe moraliteti qytetar dhe politik.

Me votimin e djeshëm qytetarët austriakë dhanë një mbështetje të jashtzakonshme për këtë vendim të Sebastian Kurz dhe Partisë Popullore Austriake, të cilët janë aleatë të paçmueshëm të Shqipërisë dhe model për politikën shqiptare.”, shkruan Basha.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular