BallinaKronikeEmrat-FOTO/ Karabinierët e kodojnë shqip operacionin, arrestohet “babai” dhe tetë “djemtë” për...

Emrat-FOTO/ Karabinierët e kodojnë shqip operacionin, arrestohet “babai” dhe tetë “djemtë” për grabitje mbi 100 mijë euro. Kush janë ata

Një operacion i koduar në shqip “Baba e bir”, nga karabinierët italianë, bëri të mundur goditjen e një bande hajdutësh që kishin kryer një sërë grabitjesh në Modena.

Nëntë persona përfunduan në pranga pas hetimeve të nisura në nëntor 2018 në Borgo Chiese, në Trento.

Të specializuar në vjedhjen e automjeteve dhe bankomateve, grupi veproi në Trento, në Milano dhe gjithashtu në Modena, duke kryer grabitje në vlerën e mbi 100 mijë eurove.

Kreu i bandës konsiderohej “Baba”, ndërsa baza operacionale e tyre ishte në zonën e Brescias.

“Babai” kishte nën varësi disa “djem”, tetë prej të cilëve kanë përfunduar në pranga për krijimin e një grupi kriminal, për vjedhje dhe marrjen e plaçkave të vjedhura.

Si nisën hetimet?

DSCN0901-2

Hetimet filluan në nëntor 2018, pas vjedhjes në një bar në qytetin e Borgo Chiese.

Pajisjet e lojërave (playstation) dhe bankomatet ishin shënjestrat e preferuara të grupit, të cilët vetëm në një rast arritën të kryenin një vjedhje të vërtetë kundër një biznesmeneje nga Bresso, në zonën e Milanos.

Pas një viti hetimesh, hetuesit kanë arritur të zbardhin 20 vjedhje, 13 nga të cilat në njësi tregtare dhe 7 autovetura.

Banda, me bazë operacionale në zonën e Brescia, ishte aktive në provincat e Milanos, Bergamo dhe Modena.

Vjedhja në Valle del Chiese ishte e vetmja e shënuar në Trentino, dhe ishte ky episod që “tradhtoi” grupin.

Mediat italiane publikojnë emrat e shtatë personave të arrestuar, ndërsa nuk saktësojnë se cili ishte kreu i grupit.

Këta janë emrat e shtatë anëtarëve të bandës që u arrestuan:

Endri Caushaj, 33 vjeç

Ardian Muca, 39 vjeç

Migen Capatina, 29 vjeç

Bledar Bashmeta, 41 vjeç

Besart Mehmeti, 34 vjeç

Marco Ramunno, 31 vjeç

Lorenzo Macalli, 28 vjeç

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular