BallinaKryesoreKundër urdhrit të Ministrisë së Mbrojtjes, bizneset në Karaburun dhe Pashaliman dalin...

Kundër urdhrit të Ministrisë së Mbrojtjes, bizneset në Karaburun dhe Pashaliman dalin në protestë

Rreth 200 punonjës të firmave të peshkut, bletarisë dhe blegtorisë të cilat veprojnë në zonën e Karaburunit dhe Pashalimanit në Orikum kanë dalë në protestë.

Ata kundërshtojnë urdhrin e Ministrisë së Mbrojtjes për vendosjen e një orari zyrtar për hyrjen në bazën e Pashalimanit, për të ushtruar aktivitetin e tyre.

Sipas urdhrit të Ministrisë, bizneset do të lejohen të hyjnë dhe të dalin në bazën ushtarake nga ora 8 deri në orën 15, ndërsa pas kësaj ore hyrja ndalohet.

Bizneset janë kundra këtij orari pasi për ta ky orar dëmton punën e tyre. Sipas tyre biznesi i peshkut nuk ka nevojë për orar, pasi puna e tyre nuk ka kohe.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular