Shtetasi që sajoi një kontribut të jashtëligjshëm nga një shtetas i huaj për komitetin e mbledhjes së fondeve për fushatën presidenciale të Barack Obamës 2012, u dënua me 4 muaj burg ditën e hënë.
Me lot në sy, zoti Argeros i tha gjykatëses se “ndjehem i turpëruar dhe marr përsipër përgjegjësinë e plotë për atë që kam bërë”.
Por sipas avokatit, klienti i tij vepronte për llogari të kandidatit për kryeministër në Shqipëri i cili dëshironte të bënte një fotografi me presidentin amerikan të kohës, Barack Obama.
Lidhur me këtë rast nuk kanë munguar as nga politika në Tiranë.
Ish ministri i brendshëm dhe ish deputeti Flamur Noka, përmes një reagimi në Facebook, nuk kursen ironinë ndaj kryeministrit Edi Rama.
“Bilali në SHBA përfundoi në burg për korrupsionin e “gruas”. “Gruaja” e Bilalit në Shqipëri vazhdon të jetë kryeministër”, shkruan ish deputeti Noka.
Ligji amerikan u ndalon shtetasve të huaj të japin kontribute për kandidatët federalë. Avokati John Azzarello, duke përfaqësuar zotin Argeros, tha se klienti i tij po vepronte në emër të një kandidati për postin e kryeministrit në Shqipëri, i cili dëshironte një foto të realizuar me zotin Obama.
Zyra e prokurorit amerikan pretendonte se zoti Argeros organizoi kontributin përmes një banori nga New Jersey, Bilal Shehu, i cili u dënua me kusht në vitin 2017.