Ish-këshilltari i presidentëve amerikanë Bill Clinton dhe Barack Obama, David L. Phillips i bashkohet kauzës për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar në Tiranë. Profesori amerikan ka vizituar sot aktivistët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, ku ka shprehur mbështetjen e tij me kauzën që vijon prej më shumë se një viti.
“Me z. David L. Phillips, i cili nuk ka nevojë për prezantim. Ndihem shqiptar tha, erdhi në shesh për të mbeshtetur Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit”, shkruan në postimin e tij aktivisti Gentian Gaba.