BallinaKronikeKujdes, video e rëndë! Krimineli i pret fytin 21-vjeçarit në mes të...

Kujdes, video e rëndë! Krimineli i pret fytin 21-vjeçarit në mes të lokalit, njerëzit vrapojnë të terrorizuar

Ky është momenti dramatik kur një prej personave më të kërkuar në Britaninë e Madhe, Shane O’Brien, i pret fytin një personi në një lokal në Perëndim të Londrës.

Videoja e rëndë, e publikuar me kërkesë të familjes së viktimës këtë të martë, tregon sesi O’Brien ikën qetësisht nga lokali, pasi i preu fytin Josh Hanson, përpara se të arratisej, për t’iu fshehur autoriteteve për më shumë se 3 vjet.

O’Brien u shpall fajtor për vrasjen e 21-vjeçarit Josh Hanson ditën e sotme, pas një “gjuetie” ndërkombëtare që më në fund e çoi atë para drejtësisë.

Sipas asaj që shkruan e përditshmja The Sun, ai u arratis nga Britania me një xhet privat në 2015-n. Pasi kreu vrasjen në RE Bar në Hillingdon O’Brien udhëtoi drejt Holandës.

foto galeri

foto galeri

31-vjeçari kishte rritur flokët dhe kishte lënë mjekër, ndërsa tatuazhin ku kishte shkruar emrin e fëmijës së tij e mbuloi. Ai përdori dokumente identifikimi false për të udhëtuar nëpër shtete si Gjermania, Belgjika dhe Çekia.

Në pamjet e publikuara këtë të martë të regjistruara nga kamerat e sigurisë, O’Brien dhe Hanson ndodhen në një lokal të mbushur me njerëz. Në një moment, O’Brien shkon tek Hanson, ndërkohë që nga pas mban një thikë. Ai i pret fytin të riut me shpejtësi, përpara se njerëzit të nisin të vrapojnë në terrorizuar.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular