Falë një aksioni blic, policia holandeze arriti të sekuestrojë plot 12.8 milionë euro, cash.
Sipas gazetës holandeze NRC, paratë u gjetën pas kontrollit në pesë prona në Amsterdam, ndërsa thekohet se, kjo sasia më e madhe e parave e kapur ndonjëherë.
Gjatë operacionit janë arrestuar dy shtetas nga Shqipëria, një burrë dhe dy gra nga Kolumbia, një burrë nga Zelanda e Re dhe një nga Maroku.
Gjithçka nisi tre javë më parë pas një informacioni se kolumbianët, që mund të ishin përfshirë në importimin dhe shitjen e kokainës në Holandë, ndërsa një grua 52-vjeçare nga Kolumbia cilësohet si përgjegjëse për trafikun.
“Bandat e drogës fitojnë shuma të jashtëzakonshme nga trafiku i drogës. Të dyshuarit jetonin krejtësisht jashtë radarit”, është shprehur Olivier Dutilh, kreu i Shërbimit Rajonal të Hetimit në Amsterdam, përcjell Syri.net.
Lajmi u publikua ditën e sotme nga frika e dekonspirimit.
Sipas medias holandeze, nuk përjashtohet mundësia e arrestimeve të tjera…/
… [Trackback]
[…] Find More here on that Topic: startnews.news/2019/10/01/kapen-13-milione-euro-para-droge-shqiptare-ne-holande-dy-shqiptare-ne-pranga/ […]
Comments are closed.