BallinaKronikeKapen 13 milionë euro para droge shqiptare në Holandë, dy shqiptarë në...

Kapen 13 milionë euro para droge shqiptare në Holandë, dy shqiptarë në pranga

Falë një aksioni blic, policia holandeze arriti  të sekuestrojë plot 12.8 milionë euro, cash.

Sipas gazetës holandeze NRC, paratë u gjetën pas kontrollit në pesë prona në Amsterdam, ndërsa thekohet se, kjo sasia më e madhe e parave e kapur ndonjëherë.

Gjatë operacionit janë arrestuar dy shtetas nga Shqipëria, një burrë dhe dy gra nga Kolumbia, një burrë nga Zelanda e Re dhe një nga Maroku.

Gjithçka nisi tre javë më parë pas një informacioni se kolumbianët, që mund të ishin përfshirë në importimin dhe shitjen e kokainës në Holandë, ndërsa një grua 52-vjeçare nga Kolumbia cilësohet si përgjegjëse për trafikun.

“Bandat e drogës fitojnë shuma të jashtëzakonshme nga trafiku i drogës. Të dyshuarit jetonin krejtësisht jashtë radarit”, është shprehur Olivier Dutilh, kreu i Shërbimit Rajonal të Hetimit në Amsterdam, përcjell Syri.net.

Lajmi u publikua ditën e sotme nga frika e dekonspirimit.

Sipas medias holandeze, nuk përjashtohet mundësia e arrestimeve të tjera…/

https://www.nrc.nl/nieuws/2019/10/01/politie-vindt-bijna-13-miljoen-euro-in-groot-drugsonderzoek-a3975218

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular