BallinaSociale1 Maji në Kamëz/“Tingujt e liqenit” organizimi që dhuroi harmoni në Paskuqan,...

1 Maji në Kamëz/“Tingujt e liqenit” organizimi që dhuroi harmoni në Paskuqan, festë edhe në Bathore

Aktivitetet kulturore të Bashkise Kamëz per komunitetin nuk kane munguar, veçanërisht në raste festash ato kane qënë mjaft të pasura me program argëtues në funksion të qytetareve. Vëmendja e institucionit Bashki dhe kryebashkiakut Rakip Suli ka qenë e veçantë dhe së bashku me drejtorinë përkatese është mundesuar të bëhet më e mira që qytetarët të mbeten të kenaqur nga performanca në terren.
Drejtoria e kulturës në Bashkinë Kamëz “Artan Çuku” tashmë e ka kthyer në traditë këtë mini koncert për qytetarët e Paskuqanit, Bathores, Kamzës, Babrru, Laknas, Zallher, Zallmner me artistët më të njohur si Dardan Pepkolaj, Lirim Hoxha, e madhja Vera Laci, Fatjon Dervishi, Fatmir Toca të cilët kanë dhuruar mbrëmje muzikore për të gjithë dashamirësit e këngës qytetare e popullore.

Drejtoresha e kulturës Rigelsa Gupe shprehet e kënaqur që ky angazhim tashmë po kthehet në traditë duke e zgjeruar aktivitetin edhe në pedonalen e Bathores, një tjetër investim i kryetarit të bashkisë Z. Rakip Suli. Sukses i jashtëzakonshëm këtë mbrëmje buzë liqenit të Paskuqanit, në një pedonale mbushur me dashamirës, duke shijuar tingujt e muzikës së liqenit. Aktivitet dje pati edhe në Bathore ku kengetari i njohur Fatjon Dervishi mundi te argetojë qytetarët për disa orë. Kujtojmë që Fatjoni në rastet e tjera ka qenë pjese dhe e “Tingujve te Liqenit”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular