“Armiqtë e Kombit ngrenë krye”, kreu i PLL: Policia të gjejë autorët e dhunimit të shtatores së Mbretit Zog

3
238

Një akt vandal ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë, ku është dhunuar shtatorja e ish-mbretit Zog, e cila qëndron e vendosur tek ish-stacioni i Trenit në kryeqytet.

I menjehershem ka qene reagimi i kryetarit te Partisë së Legalitetit, Shpëtim Axhami permes nje deklarate per mediat. Sipas Axhamit armiqte tradicional të Kombit ngrenë krye, pikerisht kur të vërtetat e deformimt të historisë prej tyre fillojnë të dalin në shesh dhe kur filozofine Zogiste e kërkon vetë koha.

Deklarata e Shpatim Axhamit

Partia Lëvizja e Legalitetit dënon me ashpërsimë më të madhe aktin vandal të përdhosjes së shtatores së Mbreti Zog, në bulevardin Zogu I.
Armiqtë e Shqipërisë janë aktivizuar sot në ditën e çeljes së ekspozitës kushtetuar Mbretëreshës Geraldinë në Muzeun Kombëtar për të shprehur urrejtjen e tyre patologjike komuniste.
Kërkojmë nga Prokuroria e Tiranës dhe Policia e Tiranës të identifikojnë autorët duke hapur një hetim për këtë akt politik vandal që përdhos një figurë të ndritur të Kombit shqiptar, si Mbreti Zog.
Ftojmë kryebashkiakun e Tiranës të ndreqë sa më shpejt aktin vandal dhe njëkohësisht distancimin e zyrtarëve të lartë të Shtetit shqiptar duke denoncuar këtë atentat që i bëhet memories dhe paqes sociale.
Në të kundert ne kemi format tona për të ju kunderpergjigjur ketyre akteve vandale me paramendim.

Shpëtim Axhami
Kryetar i PLL

3 KOMENTET

  1. … [Trackback]

    […] Read More Info here to that Topic: startnews.news/2019/10/02/armiqte-e-kombit-ngrene-krye-kreu-i-pll-policia-te-gjeje-autoret-e-dhunimit-te-shtatores-se-mbretit-zog/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Read More on to that Topic: startnews.news/2019/10/02/armiqte-e-kombit-ngrene-krye-kreu-i-pll-policia-te-gjeje-autoret-e-dhunimit-te-shtatores-se-mbretit-zog/ […]

  3. … [Trackback]

    […] Information on that Topic: startnews.news/2019/10/02/armiqte-e-kombit-ngrene-krye-kreu-i-pll-policia-te-gjeje-autoret-e-dhunimit-te-shtatores-se-mbretit-zog/ […]

Comments are closed.