BallinaAktualitetFoto Rama-Obama, ja personi që mund të dërgojë kryeministrin para drejtësisë amerikane

Foto Rama-Obama, ja personi që mund të dërgojë kryeministrin para drejtësisë amerikane

Zbulohen detaje të reja për skandalin e 80 mijë dollarëve me të cilat u pagua fotoja e Edi Ramës me Barak Obamën, në vitin 2012. Personi që ndihmoi Edi Ramën për kontaktet dhe pagesën është shqiptari, Fatos Mucha, i cili prej vitesh banon në SHBA, po jo me dokumente të rregullta.

Personazhi tjetër së bashku me greko-amerikanin, Wiliam Argeros që futën në SHBA 80 mijë $ përmes një skeme mashtrimi, u dënua me katër muaj burg. Por çfarë ndodhi 7 vjet më parë. Atë  kohë Argeros mësohet se i është kërkuar nga Edi Rama në opozitë dhe që  përgatitej për zgjedhjet e 2013 ti bënte një foto me Obamën për të ndikuar në zgjedhje tek eletorati shqiptar.

61-vjeçari Argeros atëherë  7 vjet më i ri,  i premtoi kryeministrit të ardhshëm shqiptar se do ta realizonte foton me Obamën, por se ai vetë e kishte të pamundur, mund ta kryente këtë shërbim përmes një personi tjetër. Dhe këtu Rama fut në lojë  mikun e tij e Fatos Mucha, emri i të cilit nuk përmendej deri dje, por doli në seancat gjyqësore te Wiliam Argeros si dhe në dosjen e prokurorisë, pjese të të cilave janë siguruar nga FaxNews. Siç shihet edhe në këtë foto ku shkruhet se Mucha dhe Argeros kanë komunikuar së bashku me email për të dhënë kontributin në fushatën e Obamës në tetor të atij viti.

Fatos Mucha

Vete Mucha e kishte të pamundur të realizonte kërkesën e Ramës me pretendimin se nuk ka dokumente dhe pasaportë amerikane, dhe gjen një mikun e tij Bilal Shehu, një biznesmen shqiptar në New Jersey me dokumente të rregullta dhe nënshtetësi amerikane.

Ky i fundit ka pranuar para gjykatës fajësinë dhe u dënua. Mësohet gjithashtu se Wiliam Argeros, prej vitesh po bashkëpunon me drejtësinë amerikane për këtë çështje dhe prandaj përfitoi uljen e dënimit. Mashtrimi i autoriteteve duke futur para të huaja në SHBA me qëllim financimin e fushatës së kandidatëve për president në këtë rast të Obamës, dënohet ashpër nga ligjet amerikane me minimumin dy vit burg.

Por Argeros ka treguar gjithçka, që nga presionet e kryeministrit shqiptar, infiltrimin në këtë histori të Fatos Muchës dhe Bilal Shehut. Burime jozyrtare thonë se 80 mijë dollarë kanë ardhur nga Shqipëria, por emri i personit që i ka sjellë mbetet ende mister.  Por kush është Fatos Mucha, miku  i Edi Ramës?

Mucha figuron pronar i disa kompanive fiktive në SHBA, pa asnjë punëtor. Ai ka mbërritur në SHBA më 1992 . Tani autoritetet me ndihmën e të penduarit, Argeiros e kanë të qartë skemën dhe çështja është e hapur për Ramën dhe Muchën.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular