BallinaTe tjeraIshulli me njerëzit më lumtur në botë, banorët tregojnë “sekretin” e tyre

Ishulli me njerëzit më lumtur në botë, banorët tregojnë “sekretin” e tyre

Vanuatu vijon të mbajë kryesojë në listën e vendeve më të lumtura të botës. Në gjuhën lokale, emri i saj do të thotë “Toka e Përjetshme”. Vanuatu është i përbërë nga 82 ishuj në jug të Paqësorit.

75% e popullsisë është rurale dhe sipas banorëve sekreti i lumturisë është fakti se jeta e tyre nuk është e lidhur ngushtësisht me paratë.

ventu

“Njerëzit këtu janë shumë të relaksuar, qeshin shumë, por mbi të gjitha, nuk e kanë shqetësimin e parave! Këtu tek ne, që kur lind, mëson të punosh tokën e të merresh me kopshtari, shprehen vendasit. Është pjesë e kulturës tonë dhe ne jemi të lumtur të jetojmë në këtë mënyrë, rrëfejnë ata. Që të gjithë kanë praktikisht tokën e tyre dhe janë shumë të kujdesshëm me natyrën”, shprehen ata.

Toka e saj pjellore prodhon një bollëk të frutave dhe bimësisë, ku tradita e lashtë fisnore jeton krah për krah me modernitetin.

Është një nga tokat më të largëta në planet, por mbetet i lidhur me pjesën tjetër të botës përmes turizmit dhe tregtisë. Një koloni e mëparshme që gjeti pavarësinë vetëm në 1980, Vanuatu zotëron lirinë më shumë se gjithçka.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular