BallinaKryesoreFSHF dënon Tiranën dhe fshin grupimin Ultras për dhunën në derbi

FSHF dënon Tiranën dhe fshin grupimin Ultras për dhunën në derbi

Pas dhunës në derbin mes Tiranës dhe Partizanit, Komisioni Disiplinës ka dhënë vendimin, duke dënuar të dy klubet e kryeqytetiti. Sigurisht, në rolin e organizatorëve, ndëshkimi për bardheblutë ka qenë më i rëndë. Ja vendimi i plotë I Komisionit të Disiplinës në FSHF për ngjarjen e rëndë.

Fshf

.KF “Tirana”, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive në organizimin e ndeshjes kundër FK “Partizani”, datë 29.09.2019, duke mos vlerësuar nivelin e riskut, duke mos garantuar zbatimin e ligjit, mbarëvajtjen e rregullit dhe qetësisës në stadium, si dhe për sjelljen e gabuar të spektatorëve duke shfaqur materiale propoganduese me të cilat kryehen provokime me karakter politik dhe shoqëror, në bazë të Nenit 63/1/a,Nenit 63/1/b, Nenit 64/5, Nenit 65/3/a/b/c/d/e/f/h/j/k, dhe Nenit 65/4/b/ të KDS, dënohet me zhvillimin e 4 (katër) ndeshje pa spektator në stadiumin përkatës si dhe gjobë në masën 500.000 (pesëqindmijë) lek.

Në zbatim të Nenit 32/3 të KDS, pezullimin e pjesëshëm të zbatimit të këtij dënimi duke urdhëruar shlyerjen e gjysmës e tij.

Urdhërimin e KF “Tirana”, të mbyll pjesërisht stadiumin”Selman Stërmasi” në sektorin G3, për sezonin futbollistik 2019/2020, duke ndaluar hyrjen në stadium të grupimit të tifozëve “Capital Crew”.
Në bazë të Nenit 11/1/g të KDS, ndalimin e hyrjes përgjithmonë në çdo stadium ku organizohen aktivitete të FSHF të personave të mëposhtëm:
– Elton Bande
– Alban Rexha

– Getard Celiku
– Mateos Majani
– Aksel Manxhari
– Thanas Bendo
– Bledar Luga
– Gentian Qosja

2.FK “Partizani”, për sjellje të gabuar të spektatorëve të tij, në bazë të Nenit 65/2 të KDS, dënohet me zhvillimin e 2(dy) ndeshjeve vijuese pa spektator dhe gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lek.
3.Lojtari i KF “Teuta”, Todorovski Blagoja, në bazë të Nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast përsëritje të sjellje jo sportive, do të jetë subjekt i masave që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e tjera

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular