BallinaPolitikeLubonja: Reforma Zgjedhore nuk i jep fund krizës politike, problemi kryesor ...

Lubonja: Reforma Zgjedhore nuk i jep fund krizës politike, problemi kryesor është mos respektimi i ligjit

Në studion e “News 24”, analisti Fatos Lubonja u shpreh me nota pesimiste mbi ndryshimet reale që mund të sjellë për shqiptarët ‘Reforma Zgjedhore’, pasi sipas tij ajo nuk i jep fund krizës së thellë politike.

Më tej ai shprehet se problemi real dhe shumë më i madh për shqiptarët është mos respektimi i ligjeve nga ana e politikanëve, në kohën kur kemi kryeministrin ‘kampion’ për mos respektim të ligjit.

Gjatë intervistës, Lubonja u shpreh se Kodi Zgjedhor ka shumë gjëra për të ndryshuar, që lidhen me realitetin shqiptar.

“Kodi Zgjedhor ka shumë gjëra për të ndryshuar. Janë ndryshime që lidhen me realitetin shqiptar. Nuk është ideja të marrin amerikanin, gjermanin, por sistemin zgjedhor që të zgjidhim problemet që kemi. Një nga problemet e mëdha që kemi është fakti që “të fortët” që kontrollojnë zonën, bëhen deputetë e kryetarë bashkish.

Partitë duhet të bëjnë lista të vogla, ku edhe kundërshtari të mund të vërë gishtin mbi atë që ke zgjedhur ti.

Kjo është për të zbutur konfliktualitetin e madh që është krijuar te ne”, u shpreh Lubonja.

Më tej, analisti shtoi se opozita, por edhe shqiptarët, duhet t’i thonë Bundestagut gjerman dhe BE-së se problemi kryesor në Shqipëri është mosrespektimi i ligjit, ku kampion është vetë kryeministri Edi Rama.

Si e shikoni ju arritjen e një konsensusi për Reformën Zgjedhore, si e shikoni zgjidhjen?

“I duhet thënë Bundestagut dhe OSBE-së nga ne shqiptarët, opozita, shikoni se nuk është ky problemi ynë. Ata thonë kthehuni në normalitet, por opozita doli pikërisht se gjendja nuk është normale. Problemi numër një është respektimi i ligjeve, kjo është një çështje shumë komplekse, që ka të bëjë me moralin e klasës politike, edukatën. Një nga kërkesat është që të parët që duhet të respektojnë ligjet duhet të jenë politikanët. Ne kemi kryeministrin kampion për mos respektim të ligjit”,deklaroi ai.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular