Një ngjarje e rëndë është shënuar në Peshkopi, ku ka mbetur i plagosur një i ri.
Policia ka bërë me dije se në qytetin e Peshkopisë, shtetasi A.T, 47 vjeç, banues në Peshkopi, për motive të dobëta ka plagosur me thikë nipin e tij, shtetasin A.T, 39 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në spitalin e qytetit, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe arrestuar në flagrancë autorin e ngjarjes. Grupi hetimor ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale thikën me të cilën autori ka kryer plagosjen. Materialet hetimore do ti referohen Prokurorisë Dibër për hetime të mëtejshme.