BallinaKronikeNgjarje e rëndë, xhaxhai qëllon me thikë nipin pas sherrit. Policia jep...

Ngjarje e rëndë, xhaxhai qëllon me thikë nipin pas sherrit. Policia jep detajet

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Peshkopi, ku ka mbetur i plagosur një i ri.

Policia ka bërë me dije se në qytetin e Peshkopisë, shtetasi A.T, 47 vjeç, banues në Peshkopi, për motive të dobëta ka plagosur me thikë nipin e tij, shtetasin A.T, 39 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në spitalin e qytetit, jashtë rrezikut për jetën.

Falë bashkëpunimit me qytetarët të cilët kanë njoftuar në nr 112, policia ka reaguar menjëherë duke parandaluar përshkallëzimin e konfliktit i cili mund të kishte pasoja edhe më të rënda.

 

Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe arrestuar në flagrancë autorin e ngjarjes. Grupi hetimor ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale thikën me të cilën autori ka kryer plagosjen. Materialet hetimore do ti referohen Prokurorisë Dibër për hetime të mëtejshme.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular