BallinaKronikeFOTO/Ky është i riu që u vra në Mirditë, dyshohet se u...

FOTO/Ky është i riu që u vra në Mirditë, dyshohet se u mor peng dhe u ekzekutua pranë Rrugës së Kombit

Policia vijon prej ditës së djeshme hetimet për zbardhjen e ngjarjes së rëndë të ndodhur në fshatin Zall Xhuxhë të Fanit, në Mirditë, ku u ekzekutua me armë zjarri 34-vjeçari Eri Zefi.  “BalkanWeb” siguron fotografinë e viktimës, i cili u vra në mënyrë makabre dhe u hodh në një kanal.

Eri Zefi

Gjithashtu sipas BW Policia e Lezhës vijon në mënyrë intensive hetimet edhe në orët e paradites së sotme, por është hermetike mbi konkluzionet që mund të kenë dalë nga ekspertiza.

Ndërkohë, një nga pistat e mundshme të hetimit, sipas gazetarit, është që personi të jetë marrë peng dhe të jetë ekzekutuar fare pranë Rrugës së Kombit. Që prej orëve të pasdites së djeshme, kur ndodhi ngjarja, policia ka shoqëruar disa persona, për t’i pyetur lidhur me krimin e rëndë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular