BallinaSport“Kur ai përfundoi fjalët e tij të gjithë po qanim!”, Di Maria...

“Kur ai përfundoi fjalët e tij të gjithë po qanim!”, Di Maria zbulon fjalimin drithërues të Messit

spot_img
spot_img

Angel Di Maria është një ndër lojtarët më fatlumë në futboll, me argjentinasin që ka luajtur me dy ndër lojtarët më të mëdhenj të historisë, Cristiano Ronaldon dhe Leo Messin. Pikërisht me këtë të fundit vijon të luajë në kombëtare dhe në një intervistë të dhënë për gjigantin “ESPN” në Argjentinë, anësori ka zbuluar një prapaskenë të ndodhur në Copa America.

Di Maria ka rrëfyer një anë tjetër të Leo Messit, teksa tregon se si “pleshti” bëri që të shpërthente në lot e gjithë kombëtarja e Argjentinës pas sfidës së luajtur ndaj Brazilit, ku edhe u eliminuan nga Copa America.

“Na tha se ishte krenar për grupin që ishte formuar, pasi po qëndronim të gjithë të bashkuar dhe ishim të gjithë në të njëjtin krah. Falënderoi të rinjtë dhe i tha që ishin aty sepse e meritonin. Më pas, kur Leo përfundoi fjalët e tij të gjithë përfunduam duke qarë, sepse u prekëm të gjithë, sidomos të rinjtë. I kanë thënë që nuk flet, por në Copa America ishte çdo gjë ndryshe. 

Më pëlqeu se si fliste me grupin dhe se si fliste me gazetarët. Ishte thelbësor, sidomos për të rinjtë e theksoj. Gjëja më e rëndësishme është që Messi është kështu dhe kjo gjë më pëlqen shumë.”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular