BallinaRajoniAmbasadori i SHBA në Gjermani përfaqësues i presidentit Trump për bisedimet Kosovë...

Ambasadori i SHBA në Gjermani përfaqësues i presidentit Trump për bisedimet Kosovë Serbi

Presidenti Trump njoftoi të enjten se do të emërojë ambasadorin amerikan në Gjermani, Richard Grenell si të dërguarin e tij të posaçëm për bisedimet e paqes midis Kosovës dhe Serbisë.

Richard A. Grenell është ambasador i Shteteve të Bashkuara në Gjermani që nga muaji maj i vitit të kaluar. Zoti Grenell, ekspert i politikës së jashtme, është themelues i firmës “Capitol Media Partners” në vitin 2010, që ofron konsulencë për çështje të jashtme.

Ambasadori Grenell, ka qënë zëdhënës i ambasadës së Shteteve të Bashkuara në OKB për shtatë vjet, 2001-2008, duke e mbajtur këtë post më gjatë se çdo ambasador tjetër, duke shërbyer për katër ambasadorë të ndryshëm.

Ai mban gradën Master për Administratën Publike nga universiteti i Harvardit.

Kosova mirëpret emërimin e zotit Grenell

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, mirëpriti emërimin e zotit Grenell, duke theksuar se ky emërim “është një tjetër dëshmi që presidenti Trump, administrata amerikane, tërë shteti amerikan, qëndrojnë pranë nesh në çdo hap të rëndësishëm. Tash jemi edhe më konfident në procesin e dialogut dhe në mundësinë që të arrijmë njohjen nga Serbia dhe anëtarësimin në Kombet e Bashkuara, dhe kështu ta përmbyllim konsolidimin ndërkombëtar të shtetit tonë. Ky është lajm i mirë edhe për rajonin si dhe të gjithë ata që angazhohen për paqe të qëndrueshme, për zhvillim, për jetë më të mirë për të gjitha shtetet në Evropën Juglindore. E kemi thënë gjithmonë dhe besojmë gjithmonë se jemi me fat që kemi përkrah Shtetet e Bashkuara të Amerikës“, shkroi ai në rrjetet sociale.

Kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj mirëpriti emërimin ndërsa shkroi se pret që të punojnë së bashku “në bisedimet e pakushtëzuara për arritjen e njohjes së ndërsjellë (më Serbinë) në kufijtë ekzistues“.

Ramush Haradinaj

@haradinajramush

Congratulations to Amb. to @RichardGrenell, appointed by @POTUS as special envoy for dialogue. I look forward to working together & actively engaging in unconditional dialogue to achieve mutual recognition in existing borders. RH

See Ramush Haradinaj’s other Tweets

Emërimi i zotit Grenell pasoi emërimin më 31 gusht të zotit Matthew Palmer si përfaqësuesi i Posaçëm i Departamentit amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor. Zoti Palmer që vazhdon të mbajë edhe postin e Zëvendës Ndihmës Sekretarit për Çështjet Evropiane, ishte përfshirë në përpjekjet për të nxitur ripërtëritjen e bisedimeve ndërmjet Kosovës e Serbisë, të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian.

Emërimi i tij ishte cilësuar si një dëshmi e përfshirjes më të madhe të Shteteve të Bashkuara në procesin e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ndërsa emërimi i zotit Grenell shënon një zhvillim të ri në këtë përfshirje.

Drejtori i Qendrës për Studime të Evropës Juglindore, Florian Bieber, në një postim në rrjetet sociale ngriti mëdyshjet për rolin e zotit Palmer pas emërimit të zotit Grenell.

Në Prishtinë ambasadori amerikan Philip Kosnett tha se emërimi i zotit Grenell përkrah emërimit të zotit Palmer “dëshmon përkushtimin e qeverisë amerikane ndaj përparimit të shpejtë drejt ardhmërisë paqësore të rajonit”.

Ambassador Philip S. Kosnett

@USAmbKosovo

Look forward to working with Ambassador Ric Grenell as the Special Presidential Envoy for Serbia and Kosovo Peace Negotiations. His appt, alongside Matt Palmer, shows U.S. Government’s commitment to rapid progress toward a peaceful future for the region. https://xk.usembassy.gov/president-donald-j-trump-announces-intent-to-appoint-individual-to-a-key-administration-post/ 

President Donald J. Trump Announces Intent to Appoint Individual to a Key Administration Post |…

Richard Grenell of California to serve concurrently as Special Presidential Envoy for Serbia and Kosovo Peace Negotiations and Ambassador Extraordinary and Plenipotentiary of the United States of…

xk.usembassy.gov

See Ambassador Philip S. Kosnett’s other Tweets

Bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë janë pezulluar që nga nëntori i vitit të kaluar, kur Kosova u vuri tarifa prej 100 për qind mallrave serbe në shenjë kundërshtimi ndaj qasjes së Serbisë ndaj shtetësisë së saj. Beogradi kushtëzon rifillimin e bisedimeve me heqjen e tarifave.

Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar në vazhdimësi pezullimin e tarifave, ndërsa Bashkimi Evropian heqjen e tyre për të rihapur bisedimet me Serbinë, por qeveria në largim e Kosovës i ka rezistuar kësaj trysnie duke nxitur shqetësime për cenimin e marrëdhënieve me aleatët e saj.

Gazeta amerikane “Washington Post” kishte shkruar në muajin janar se presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, më 21 dhjetor (2018) kishte zhvilluar një takim të pa raportuar diplomatik në Berlin me ambasadorin amerikan, Richard Grenell, në të cilin ishte zotuar për heqjen e tarifave prej 100 për qind ndaj mallrave serbe

Thaçi: Kosova gati të heqë tarifat ndaj mallrave serbe

Zoti Palmer i tha Zëri të Amerikës në një intervistë muajin e kaluar se duhet pritur zgjedhjet e 6 tetorit në Kosovë dhe se pritshmërinë amerikane janë që “qeveria e ardhshme e Kosovës do të jetë një qeveri pro dialogut, e gatshme të pezullojë tarifat të cilat janë pengesë për rifillimin e procesit të dialogut, e gatshme të formojë një ekip negociator të fuqizuar si dhe e gatshme të angazhohet me Serbinë në tryezën e bisedimeve me seriozitetin e qëllimit për të arritur një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve. Shtetet e Bashkuara do të jenë me ta së bashku në çdo hap të këtij procesi, por Kosova duhet të marrë kontrollin e fateve të veta

Palmer shpjegon përparësitë në detyrën e re: SHBA mbetet e angazhuar në Ballkan

Vazhdimi i bisedimeve mund të pritet pas zgjedhjeve në Kosovë dhe diplomatët shpresojnë që kjo të ndodhë para se Serbia të hyjë në periudhën e zgjedhjeve që mbahen në pranverën e vitit të ardhshëm.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular