BallinaAktualitetJa çfarë tha 13-vjeçarja "e rrëmbyer" sot në Tiranë...

Ja çfarë tha 13-vjeçarja “e rrëmbyer” sot në Tiranë…

Rezultoi një mashtrim i bërë nga vetë vajza e mitur i gjithë rrëmbimi dramatik prej rreth 4 orësh. 13-vjeçarja me inicialet S.B. është gjetur nga policia në një qendër tregtare afër zonës ku banon dhe ka qenë bashkë me shoqet.

Vetë ajo ka treguar se është larguar pasi prindërit nuk i jepnin leje dhe ka sajuar vetë rrëmbimin. “Jam larguar nga banesa për të kaluar një pasdite me shoqet. Por ngaqë prindërit nuk më jepnin leje sajova rrëmbimin”, ka rrëfyer vajza.

Gjithsesi policia vijon hetimet për ngjarjen, për të zbardhur të vërtetën e ‘rrëmbimit’ që alarmoi kryeqytetin por jo vetëm.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular