BallinaKronikeKapen 1.8 tonë drogë në Turqi, po transportoheshin me dy kamionë shqiptarë

Kapen 1.8 tonë drogë në Turqi, po transportoheshin me dy kamionë shqiptarë

Një sasi e madhe prej 1.8 tonë drogë është kapur në Turqi, e cila po transportohej nga dy kamionë shqiptarë.

Mediet turke raportojnë se nga një super-aksion i autoriteteve, janë ndaluar gjithsej 9 trafikantë, dy prej të cilëve thuhet se janë të huaj, por që nuk përcaktohet nga ç’vend.

Hetimet e policisë turke për goditjen e këtij grupi kriminal të trafikut të drogës nga Shqipëria në Turqi kishin nisur prej gjashtë muajsh. Sipas autoriteteve, lënda narkotike ishte fshehur mes materialeve të tekstileve, në kamionët që vinin nga Shqipëria.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular