BallinaKryesoreRrëmbimi i 13-vjeçares/Autori me një makinë të kuqe, e futi me forcë...

Rrëmbimi i 13-vjeçares/Autori me një makinë të kuqe, e futi me forcë brenda, gjyshja pa skenën nga…

“Makina ku u fut vajza ishte ngjyrë e kuqe dhe e vogël”. Kështu rrëfejnë qytetarët që janë bërë dëshmitarë të rrëmbimit të një 13-vjeçarje.

Episodi i rëndë ka ndodhur në rrugën ‘Ndre Mjeda’ në kryeqytet, pranë ish-Fushë së Aviacionit. Dëshmitarët kanë arritur të identifikojnë tipin e makinës, ndërsa bëhet fjalë për një ‘Fiat Punto’ por nuk kanë mundur të mbajnë mend targën, pasi ngjarja është zhvilluar në pak sekonda.

Po ashtu mësohet se vajza sapo kishte zbritur nga furgoni i shkollës kur makina është ndalur para saj dhe dikush e ka marrë me forcë dhe e ka futur brenda.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular