BallinaAktualitetU përmend nga Rama dje në Kuvend, Braçe zbulon prokurorin që bashkëpunon...

U përmend nga Rama dje në Kuvend, Braçe zbulon prokurorin që bashkëpunon me bandat kriminale në Durrës

Vetëm një ditë pas deklaratës së fortë të kryeministrit Edi Rama, i cili tha në Kuvend se një prokuror në Durrës punon për bandat kriminale dhe u bën shantazh nëpunësve të shtetit, zëvendëskryeministri Erjon Braçe ka zbuluar emrin e këtij prokurori.

Braçe ishte sot i pranishëm në seancën gjyqësore ndaj ish-kreut të Kadastrës së Durrësit, Liridon Pula, prej ku tha se prokurori i kësaj çështjeje mbështet një grup kriminal në qytetin bregdetar.

Duke folur për media në fund të seancës gjyqësore ndaj Pulës, ku gjykata vendosi ta lërë në burg, Braçe nuk e përmendi emrin e prokurorit, por dihet që prokuror i çështjes në fjalë është Arian Ndoja, gjyqtare Besiana Gaxena dhe avokate Brunela Kullolli.

Ndër të tjera, zv.kryeministri tha se është absurde që një punonjësi të shtetit i bëhet presion nga organet e akuzës.

“Është absurde që një punonjësi shteti i bëhet presion nga organi i akuzës në këtë mënyrë. Reforma në Drejtësi duhet të veprojë me vendosmëri, duke hequr nga sistemi këta prokurorë dhe gjyqtarë”, tha Braçe.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular