Pas pritjes së gjatë pa një përgjigje pozitive nga ministria e Shëndetësisë, familja Muca ka vendosur ta dërgojë privatisht për kurim djalin e saj të vogël që ndodhet në koma në një spital të Ankarasë. Familja fajëson ministrinë e Shëndetësisë që nuk ka bërë sa duhet për të sëmurin duke e zvarritur me disa muaj dërgimin e tij në Turqi ndërsa i lutet qytetarëve duke përfshirë edhe kryeministrin rama për ndihmë solidare.
Për kurimin e Renisit spitali i Ankarasë, me të cilin ka kontaktuar familja, kërkon minimilaisht 60 mijë euro për 4 muaj. Ndërkohë faturës së kripur i shtohet edhe kostoja e avionit sanitar.
14-vjecari Renis Muca ndodhet në gjendje kome që prej datës 17 korrik 2019. Djali u përplas teksa lëvizte me biçikletë në rrugën pas Muzeut Kombëtar. Fëmija u godit nga një mjet që ecte me shpejtësi të lartë, i cili drejtohej nga një 18-vjeçar. Policia e arkivoi rastin si shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.